Futboll La Liga Sport

E SHËMTUAR NË “EL CLASICO”/ Ky ka qenë fati i tifozërisë mike në “Camp Nou” (FOTO)

Të shikosh një ndeshje futbolli të përmasave globale, siç është përballja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, natyrisht që është një përjetim që jo të gjithë mund ta shijojnë.

Përveç biletave që shkojnë në çmime prej dhjetëra eurosh në sektorët më të lirë të stadiumit dhe qindra apo mijëra në sektorët e mirë, mund ta shohësh veten të ulur aty ku nuk mund të shikosh dot asgjë edhe pse ke paguar 89 euro.

Ky ka qenë fati i tifozërisë mike në “Camp Nou” dje, me një tifoz madrilen që ka denoncuar çmimin e biletës dhe ka fotografuar pamjen e ndeshjes nga sektori mik, një sektor i izoluar me mbrojtje të tejdukshme, që veç të tilla nuk ishin pasi pisllëku e bënte shumë të vështirë për tifozët të dallonin lojtarët në fushë.

Related posts

Milan, Mirabelli dhe Gattuso në Moskë: Ja emrat të cilët po vëzhgohen

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë e Champions League, rezultat surprizë në “San Siro”

Isa.Autor

Emirates dhe Arsenal nënshkruajnë një marrëveshje rekord

Q.Autor

Leave a Comment