Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ CAGLIARIT/ Spalletti: Është një kundërshtar që…

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur në prag të sfidës së kampionatit kundër Cagliari-t, duke folur për rivalin e radhës, por edhe për polemikat e ndeshjes së fundit, në Firenze. Natyrisht, nuk mund të shmanget tema Icardi, por këtu Spalletti e humbet qetësinë, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të flasë më për argjentinasin.

NDESHJA NDAJ FIORENTINËS – “Është e qartë që ka mbetur pak keqardhje, sepse ndeshjen e luajtëm mirë, menduam se morëm 3 pikët. Gjithsesi, nuk mund të qëndrojmë me kokën pas, duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës”.

ICARDI – “Janë thënë shumë gjëra. Ka folur Marotta, ka folur Zhang. Tani e tutje unë nuk flas më për ata që nuk janë me ne. Nuk do flas më për Icardin”.

PERISIC – “Edhe vitin e shkuar pati një periudhë jo të mirë dhe më pas e mori veten. Mund të ndodhë që të kushtëzohesh nga momentet që përjeton, sepse ka shumë gjëra për të cilat duhet të karikohesh mendërisht. Për mua Perisic është shumë i rëndësishëm, edhe kur duket sikur nuk ka luajtur një ndeshje të madhe dhe ka bërë ndonjë gabim në pasim, sepse pastaj rikuperon topa pa fund dhe është lojtari më i saktë për të shfrytëzuar krosin kur kemi goditje këndi. Është lojtar i fortë, kam besim të plotë tek ai, është lojtar për Interin”.

LAUTARO – “Po bën atë që prisja prej tij, po impenjohet shumë, edhe pse ka përgjegjësi të madhe mbi vete. Në ndeshjen e fundit bëri disa gjëra të mira, që i ka në bagazhin e tij, ka kapërcyer kundërshtarin, ka bërë ekipin të dalë përpara. Po rritet në mënyrë të vazhdueshme, edhe shokët kanë besim tek ai. Është një karton larg pezullimit, por nuk na krijon probleme, sepse nuk duhet të varemi vetëm nga një lojtar. Përveç kësaj, po kthehet edhe Keita”.

VAR – “Me VAR është krijuar një mekanizëm perfekt, si makineri, por makinat duhen ngarë mirë. Nuk kam këshilla të veçanta, duhet të mësohemi me VAR, sepse është shumë i rëndësishëm dhe duhet përdorur, sa herë të jetë nevoja në një ndeshje”.

GARA PËR CHAMPIONS – “E dija që do ishte kështu, deri në fund. Nuk shoh vetëm Romën e Milanin si rivalë, nuk i dihet. Do jetë një garë e ashpër, deri në javët e fundit, ashtu si sezonin e shkuar”.

PIOLI – “Ka të drejtë ai, po bëjmë shumë rrëmujë. Me sa duket, nëse të përplaset topi në gjoks si në rastin e D’Ambrosio, është penallti, ndërsa nëse të përplaset në gishta si ndodhi me Hugon, nuk është penallti”.

CAGLIARI – “Është një kundërshtar që e di si duhet të sillet në Serinë A, i njeh mekanizmat që duhet të përdorë. Pavoletti në sulm i krijon probleme çdo mbrojtjeje, ndaj duhet kujdes, pasi kemi përballë një kundërshtar që luan mjaft i mbledhur dhe del shumë shpejt në kundërsulm”.

SËRISH ICARDI – “A pres që të flasë Icardi? Unë duhet të flas për të tjerët, që zbresin në fushë dhe e kanë për zemër Interin”.

Related posts

I JEP LAMTUMIRËN KUKËSIT/ Largohet pas dy sezonesh portieri Frashëri, ja mesazhi i tij

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ Tirana djeg shansin për të tentuar mrekullinë dhe ndan pikët me Bylis-in në “Adush Muça”

Delo.autor

UDINESE-JUVENTUS/ Super gol nga jashtë zonës, De Ligt zhbllokon sfidën për “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment