Futboll Sport

ËSHTË E PARA NË HISTORINË E FUTBOLLIT/ Vajza nga Elbasani që ka fituar stemën e “FIFA-s” (VIDEO)

Emanuela Rusta është vajza nga Elbasani, e cila shumë shpejt u dashurua me një profesion të veçantë për femrat në vendin tonë. 25-vjeçarja është e para femër në Shqipëri që ka fituar stemën e FIFA-s. Vlerësimin e morri në Lisbonë të Portugalisë, ku mes 38 arbitreve femra, arriti të kalonte testet. Për herë të parë në historinë e futbollit, Emanuela do të përfaqësojë futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për këtë profesion të veçantë për femrat në vendin tonë.

“Unë kam luajtur basketboll për disa vite me ekipin e Elbasanit dhe krejt rastësisht më tregoi për arbitrimin në futboll dhe një ditë shkova dhe dëgjova për arbitrimin. Më pëlqeu dhe thashë përse të mos e provoj. E fillova rastësisht dhe tashmë nuk kam ndërmend ta lë. Sapo më ka ardhur një ftesë për ndeshje ndërkombëtare, por nuk e di ende ndeshjen. Ajo do të mbahet në fund të Marsit. Duhet të jesh shumë e përgatitur dhe shumë e vëmendshme për ta bërë dhe unë stërvitem çdo ditë. Tifozët kur shohin një figurë femre në fushë janë më të kujdesshëm”, tha arbitrja.

Related posts

“MESSI DHE RONALDO KURRË SI AI”/ Ish-lojtari i Milanit thur elozhe gjigantin suedez

Delo.autor

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ I mjaftojnë 8 minuta lojë, Suarez ndëshkon “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Kobinah gabon një penallti në lëvizje

Delo.autor

Leave a Comment