Ekskluzive Futboll Sport

NGA WENGER TEK GATTUSO/ Kur trajnerët festuan si të “çmendur” dhe u dënuan (VIDEO)

Atletico Madridi zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Juventusit në Champions, por në fund të sfidës la një shije të keqe mënyra e festimit të Diego Simeones pas golit të Gimenez.

Trajneri argjentinas bëri një shenjë nga organet gjenitale, por në konferencën për shtyp u justifikua duke thënë se thjesht donte të tregonte se ekipi i tij ka këllqe. Këtë veprim e kam bërë si futbollist në ndeshjen Lazio-Bologna dhe sot e ribëra për të treguar se jemi skuadër me “tope”. Kurrsesi nuk ishte një veprim për të ofenduar tifozët e Juventusit. Nuk është veprim i bukur, por ndeshja ishte shumë e vuajtur. Shpreha atë që ndieja në atë moment, gjithsesi kërkoj falje”, deklaroi tekniku i Atleticos. Simeone nuk është i vetmi për mënyrat e të festuarit në fushë.

AlpeNews.al ju rendit trajnerët që kanë festuar në sfida kryesore dhe janë dënuar nga Federata e Futbollit nga mungesa në ndeshje deri me gjobë.

Luciano Spalletti

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti u dënua me një ndeshje mos drejtim të skuadrës shkaku i festimit të tij që bërë pas golit ndaj Sampdorias. Pas këtij goli, Spalletti festoi si i ‘çmendur’ dhe kjo festë pas golit bëri që trajneri italian të dërgohet jashtë fushe nga gjyqtari.  Megjithatë, kjo nuk mbaron me kaq pasi trajneri i Interit u dënua me një ndeshje mos-drejtim të skuadrës. Dënimi i tij erdhi pasi festa e tij ishte cilësuar si një ‘qëndrim kontrovers i trajnerit ndaj gjyqtarit të katërt’ Spalletti kishte treguar edhe vet për përjashtimin dhe arsyen e gjyqtarit: “U ktheva nga kamera për të festuar golin dhe gjyqtari i katërt më tha se ishte diçka e tepruar”. Kështu, Spalletti mungoli për Interin në ndeshjen ndaj Fiorentinës.

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp pranoi ndëshkimin ekonomik, të imponuar nga Federata Angleze e Futbollit si dënim, pas festimit të tepruar të golit “in extremis”, që i dha fitoren Liverpool-it kundër Evertonit. Trajneri nga Gjermania pagoi shumën e 9000 eurove, pas hyrjes dhe shpërthimit në fushë për të përqafuar Alisson, portierin brazilian. Një gjest që nuk i ka pëlqyer fare homologut të tij, Marco Silva, i cili tha se nuk kishte marrë kërkim faljeje. Një sjellje, që u tolerua nga organizmi më i lartë i futbollit anglez, i cili zakonisht nuk fal për episode si këto. Një reagim fatkeq, që u rrëmbye edhe vetë Klopp, pas një ndeshjeje të gjallë, plot emocione dhe që u zgjidh në frymën e fundit, pas një gabimi fatal të portierit Pickford. FA, përveç kësaj gjobe, paralajmëroi trajnerin e Liverpoolit për qëndrimin e tij sepse në rast të përsëritjes, sanksionet mund të jenë më të ashpra.

Gattuso

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso u dënua me një ndeshje për shkak të sjelljeve të tij agresive gjatë ndeshjes së Superkupës. Juria e Federatës vendosi duke thënë se Gattuso “ka kërcënuar shumë afër gjyqtarin në fund të ndeshjes pasi Milan humbi 1-0, ‘ka protestuar duke bërtitur ku si rrjedhojë i është adresuar gjyqtarit me gjuhë ofenduese para ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve”.

Arsene Wenger

Ish-trajneri i Arsenalit ka marrë një ndëshkim të rëndë nga Federata Angleze. Arsene Wenger është dënuar me tri ndeshje, si rezultat i gjesteve të tij në ndeshjen ndaj West Bromit në Premier Ligë. Trajneri i ‘Topçinjve’, kishte protestuar ashpër ndaj gjyqtarit pas një penalltie të dhënë në dëm të Arsenalit më 31 dhjetor dhe tani i duhej të vuante dënimin. Wenger fillimisht mungoi në sfidën e Kupës FA ndaj Nottingham Forest, më pas edhe ndaj Chelseat në gjysmëfinalen e Kupës Carabao dhe në duelin ndaj Bournemouth në Premier Ligë. Përveç kësaj, francezi pagoi edhe një dënim prej 40.000 eurosh.

/AlpeSport.al

Related posts

Presidenti i PSG-së i ndez spekulimet për largimin e Neymarit: Askush s’është më i madh se klubi

Sadik.Autor

MAHNITËSE/ Në Dortmund, aty ku atmosfera është e një tjetër niveli (VIDEO)

F.autor

Zbllokohet sfida/ Milan – Atalanta: HIGUAIN shënon një gol SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment