Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Interi largon mbrojtësin kroat nga lista e lojtarëve për…

Që nga ky moment Sime Vrsaljko nuk mund të luajë më në Seria A. Interi e ka hequr mbrojtësin nga lista e 25 futbollistëve të federuar për gjysmën e dytë të sezonit në Itali.

Kjo do të thotë se kroati nuk mund të luajë më në kampionat, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me listën e lojtarëve për Europa League. Në vend të tij është shtuar emri i Cedric Soares, që u afrua në janar nga Southampton.

Dëmtimet e shpeshta të Vrsaljko kanë bërë që zikaltrit të heqin dorë nga blerja e kartonit të tij nga Atletico Madrid, ndërsa vetë lojtari po konsultohet me disa mjekë në lidhje me mundësinë për të iu nënshtruar një operimi që do e mbajë për disa muaj larg fushe.

Më pas mbrojtësi anësor do të kthehet në Madrid, aty ku do të zgjidhë dilemën e të ardhmes së tij.

Related posts

Sanchez përshëndet tifozët e Arsenal me video emocionuese, por ja detaji që nuk e vuri re askush

Q.Autor

Shënon gol në sekondat e fundit, feston siç nuk keni parë kurrë

Q.Autor

U MUNDËN NGA LEVANTE/ Ylli madrilen: Me Lopeteguin deri në VDEKJE, lëreni të…

Isa.Autor

Leave a Comment