Futboll Sport

FRANCEZI ZBATON ME PËRPIKMËRI…/ Zbulohet sekreti i “RILINDJES” së Benzema

Pak më shumë se një vit më parë, Karim Benzema hyri në të tridhjetat e tij. Një moment, që e bëri të shohë jetën dhe profesionin e tij si futbollist në mënyrë ndryshe. I vetëdijshëm se një sportist i elitës duhet të kujdeset më shumë për veten dhe më fort se kurrë për të ruajtur nivelin e tij fizik, tashmë 30 vjeç, francezi ndryshoi mënyrën e trajnimit.

Dhe filloi të kryejë një punë specifike, që synonte përforcimin e pjesëve të ndryshme të muskujve të tij, duke përdorur gjithashtu një “jelek elektrostimulimi”. Efekti i parë i këtij ndryshimi, i këshilluar mirë nga specialistët e “Valdebebas” (duke përfshirë Antonio Pintus) ishin muskujt më të thatë dhe pesha më e vogël. Ky fakt e ka lejuar atë të jetë më “eksploziv” në fushë, më i shpejtë dhe më i fortë.

Me këtë lloj stërvitjeje, Benzema ka fituar peshë muskulore, ka një trup më fibroz dhe është më pak subjekt i lëndimeve. Francezi ndihet shumë rehat me këtë metodë stërvitjeje dhe e ka zbatuar me përpikmëri. Dhe frytet po shihen veçanërisht në këtë sezon, krejt ndryshe nga pjesa tjetër e lojtarëve të Real Madridit, që deri kohët e fundit kishin një rënie të qartë fizike.

Sidoqoftë, me të drejtë ngrihet edhe pyetja: çfarë do të ishte një trup i shëndetshëm, nëse mendja nuk do të ishte në të njëjtën situatë? Në këtë drejtim, edhe sulmuesi po arrin pjekuri të madhe. I martuar dhe babai i një vajze të quajtur Melia dhe i një djali të quajtur Ibrahim, Karim është më i lumtur se kurrë.

Me statusin e kryefamiljarit, ai ndihet mirë. Shumë i përfshirë në edukimin e fëmijëve të tij, Karim pëlqen ta marrë atë përgjegjësi të madhe. Diçka që pasqyrohet edhe në fushën e lojës si kapiteni i tretë i Real Madridit dhe udhëheqësi i ri sulmues, pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Pa harruar, natyrisht, se Benzema ka mësuar shumë në nëntë sezonet e mëparshme dhe se, psikologjikisht, të gjitha pengesat që ka pasur për të kapërcyer, e kanë bërë atë shumë të fortë. Ëndrra e Karim ishte gjithmonë për të triumfuar në Madrid. Dhe ai po e përmbush atë në mënyrë të përkryer.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Valencia. Rezultati 2-1

Delo.autor

TALENTI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Chelsea gati 6 milionë euro në sezon për 18-vjeçarin…

Delo.autor

U AFRUA NË VERË/ Konkurrencë e madhe në repartin e sulmit, lojtari “divorc” total me Vllazninë

Delo.autor

Leave a Comment