Futboll Seria A Sport

FOTOLAJM/ “LIRI”, Ikardi thyhen heshtjen dhe ngjall dyshime për të…

Teksa Vanda Nara ka udhëtuar drejt Dubait, për pak relaks, sulmuesi i Interit, Mauro Ikardi ka rrëmbyer sërish skenën duke ngjallur gjithnjë e më shumë dyshime për sa i përket të ardhmes.

Së fundmi, argjentinasi ka publikuar në “Instagram” një foto nga tribuna e “San Siros”, teksa ishte duke ndjekur sfidën mes Interit dhe Sampdorias. Ajo që bie më së tepërmi në sy është përshkrimi i vendosur në këtë foto. “FREEDOM” (LIRI).

Nuk dihet në nëse ky ishte një indikacion për të ardhmen, apo thjesht një ndjenjë e momentit. Shanset janë të mëdha që Ikardi të largohet në fund të sezonit nga zikaltërit. Statusi i argjentinasit është pëlqyer edhe nga futbollisti i Juventusit, Zhoao Kanselo, teksa kjo gjë i përforcon akoma dyshimet për një transferim të mundshëm të 26-vjeçarit në Torino.

Related posts

“DUHET TË HEDHËSH HAPA PARA NGA DITA NË DITË”/ Shevchenko del hapur dhe shpreh dëshirën e tij të madhe!

Delo.autor

Henderson: De Rossi dhe Salah janë lojtar fantastik

Sadik.Autor

Anthony Martial dhe Seri, dëshirat e mëdha të Chelseat për merkaton e verës

Sadik.Autor

Leave a Comment