Futboll Sport

MESSI MBETET LIDERI/ Ronaldo ngjitet në podiumin e “Këpucës së Artë”

Messi dhe Ronaldo shënuan dopieta këtë here, në ndeshjet e radhës të kampionateve përkatëse, por në të dyja rastet ato nuk mjaftuan për t’iu dhënë tri pikët Barcelonës dhe Juventusit, respektivisht. Argjentinasi vazhdon ta udhëheqë renditjen aktuale të “Këpucës së Artë” me Mbappe, ndërsa CR7 është bashkuar me podiumin tashmë.

Talenti francez mundi ta shtrijë rekordin e tij të të shënuarit edhe kundër Lyon, pavarësisht se PSG pësoi humbjen e parë sezonale në Ligue 1. Në “top 10” shënuesit më të mirë të kampionateve europiane marrin pjesë edhe Quagliarella (Sampdoria), Pépé (Lille) dhe Zapata (Atalanta), ndërsa Lewandowski (Bayern Munich) dhe Harry Kane (Tottenham) mbeten jashtë këtij grupi lojtarësh.

Klasifikimi aktual, “Këpuca e Artë”
1. Messi – 21 gola (42 pikë)
2. Mbappé – 18 gola (36 pikë)
3. Ronaldo – 17 gola (34 pikë)
4. Salah – 16 gola (32 pikë)
5. Cavani – 16 gola (32 pikë)
6. Quagliarella – 16 gola (32 pikë)
7. Pépé 16 gola – (32 pikë)
8. Liliu 31 gola – (31 pikë)
9. Zapata 15 gola – (30 pikë)
10. Aubameyang – 15 gola (30 pikë)
11. Luis Suárez – 15 gola (30 pikë)

Related posts

Lajm i gëzuar për tifozët e Arsenali, Ozil dhe Wilshare afër kontratave të reja

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Laçi zbret në fushë, klubi kurbinas pret dy goditje në merkato

Delo.autor

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” ngushotjnë shifrat, shënon Rashford

Delo.autor

Leave a Comment