Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E TRAJNERIT NË UDHËKRYQ/ Sarri zbulon “takimin” që e çon tek…

Chelsea siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Europa League, pasi eliminoi suedezët e Malmo. Gjithsesi ujërat mbeten të trazuara për të ardhmen e trajnerit Maurizio Sarri, i cili mund të shkarkohet nëse humb finalen e Carabao Cup kundër Manchester City këtë fundjavë.

Në lidhje me këto zëra qarkulluan informacione se italiani ishte takuar në Londër me Franco Baldini, këshilltar personal i presidentit të Roma-s, James Pallota.

Në lidhje me këto lajme që e kalonin Sarrin në vend të Eusebio Di Francesco në fund të sezonit, trajneri i Chelsea theksoi: “Kam kontratë me Chelsea edhe për dy sezonet e ardhshme, në këtë mënyrë është e pamundur që të kem edhe një kontratë tjetër. Lexova në një gazetë italiane në lidhje me një takim me Franco Baldini, por mendoj se përderisa Franco është në Afrikën e Jugut është e pamundur të ndodhë”, shpjegoi me ironi Sarri.

Sa i përket ndeshjes kundër Malmo, Sarri tha se në 30 minuta kuptuan se sa i rëndësishëm është Jorginho për ekipin e tij për këtë ai iu kërkoi të gjithëve që të kuptojnë se mesfushori është shumë i rëndësishëm për ta.

Related posts

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Flet policia amerikane: RONALDO s’është i pandehur, as nën…

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc rezulton pozitiv me koronavirus, hyn në karantinë

Delo.autor

JOSHËSE/ Bashkshortja e Ter Stegen, mahnitëse në ishujt e Turqisë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment