Futboll Sport

FITOI TRIPLETËN ME BAYERNIN/ Xherdan Shaqiri nuk “ka mëshirë” për të kaluarën

Xherdan Shaqiri mezi pret që Liverpool të luajë kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, duke shpresuar që Jurgen Klopp t’i japë një shans për të luajtur kundër ish-klubit të tij.

Shqiptari i kombëtares së Zvicrës është sy e veshë nga përplasja e së martës mbrëma, në “Anfield”. Ai kaloi dy vite e gjysmë në radhët e gjigantëve bavarezë (2012-2015) dhe është në kërkim të sfidës kundër kësaj të kaluare, ku pati një eksperiencë të mbushur me trofe.

27-vjeçari, duke folur për faqen zyrtare të Liverpool, nënvizoi mes të tjerash: “Isha shumë i lumtur me shortin, sepse dëshiroja të luaja kundër Bayern Munich, kundër shokëve të vjetër dhe ekipit tim të vjetër. Mezi po pres të fillojë loja, shpresoj të jem në fushë.

Natyrisht, ajo që kalova me Bayern Munich ishte një periudhë e mahnitshme. Në dy vite e gjysmë atje kemi fituar shumë tituj, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. Ka qenë ekipi më i mirë, që ka pasur ndonjëherë Bayern Munich.

Ishte një ndjenjë e mrekullueshme për të fituar shumë trofe. Kam ruajtur shumë kujtime të mëdha nga atje, kurrë nuk do t’i harroj. Sidoqoftë, mezi po pres për të shkuar atje dhe për të fituar në Mynih, kundër ish-ekipit tim”.

Shaqiri ishte pjesë e ekipit bavarez, që pushtoi Europën me suksesin mahnitës, “tripletën” e sezonit 2012-2013. Ai qëndroi në stol në fitoren 2-1 të finales kundër rivalëve të Bundesligës, Borussia Dortmund, në “Wembley”.

Jurgen Klopp ishte trajneri i verdhezinjve, që provoi dhimbjen e humbjes së finales së Ligës së Kampionëve në atë rast, por tani do të kërkojë hakmarrje me “Reds”.

Shaqiri është i kënaqur që është pjesë e Liverpool dhe beson se ekipi i tij, pas disfatës në finalen e sezonit të kaluar të Champions-it, është në gjendje të sfidojë këdo në kompeticionin aktual: “Po shikojmë përpara, kemi më tepër përvojë. Do të jetë e mahnitshme të luajmë dy herë ndaj Bayern Munich.

Ne mund të shkojmë shumë larg, shpresoj. Patjetër, parashikoj dy ndeshje shumë të vështira kundër bavarezëve, sepse kanë një ekip të nivelit të lartë. Të dyja ndeshjet do të jenë interesante, sepse të dyja ekipet sulmojnë dhe luajnë në mënyrë ofensive. Ne kemi nevojë për dy paraqitje shumë të mira, që të kualifikohemi më tej

Related posts

U LARGUA NGA PARTIZANI/ Mesfushori Mala: Kisha disa oferta, krenar që jam te Giresunspor

Delo.autor

Lewandowski thyen rekord të ri

Q.Autor

RINOVIME TË RËNDËSISHME/ Bayern Munchen “kyç” portën

F.autor

Leave a Comment