Futboll Premier League Sport

ISH-PORTIERI I MILANIT/ Dida kurorëzon më të mirin: Shihej qartë potenciali i madh, isha i bindur se…

Nelson Dida, ish-portieri i Milan-it, ka zbuluar për “ECHO” se Alisson Becker i Loverpool-it është portieri më i mirë në botë, sipas mendimit të tij.

“Kam patur mundësinë të shikoj cilësitë e tij që nga fillimi. Shihej qartë potenciali i madh që në fëmijëri. I lexonte shumë mirë skemat sulmuese të kundërshtarëve. Isha i bindur se do të bëhej një futbollist i madh”, ka thënë Dida.

“Nuk i kam dhënë asnjë këshillë të veçantë. I kam thënë vetëm që të jetë gjithmonë i përqendruar dhe i përfshirë në lojë edhe kur topi është larg. Kjo ndihmon shokët e ekipit që të jenë më të qetë dhe të kenë më shumë besim”.

Sipas Dida-s, puna e madhe e Alisson shikohet edhe te pjesa tjetër e repartit mbrojtës: “Liverpool ka pësuar vetëm 15 gola në Premier League dhe ka mbrojtjen më të mirë. Kjo ka ndodhur falë punës së ekipit, por besoj se prania e Alisson i jep më shumë besim mbrojtësve dhe  pjesës tjetër të skuadrës. Mendoj se është një nga më të fortët e Europës”.

Related posts

Felipe Scolari: Ronaldo më ka pyetur për Kinën

Sadik.Autor

PAS HUMBJES/ Anglia e dëmton edhe fizikisht Shqipërinë e Rejës, shumë MUNGESA kundër Andorrës

F.autor

SPECIALE/ Kriza e Real Madrid, fati i “Los Blancos” në duart e talentit

Delo.autor

Leave a Comment