Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NË SPANJË/ Ja pakti i çuditshëm mes Viniciusit dhe të atit. Champions luan rol…

Auto, modë dhe tatuazhe: pasionet që jashtë fushe lidhin shumë futbollistë janë këto. Pastaj, në botën e topit, në shekullin e 21-të, rrjetet sociale dhe ndikimi te fansat, kurimi i imazhit bëhet thelbësor për futbollistët.

Edhe për Vinicius Jr, talentin e Real Madridit, për të cilin gjërat funksionojnë thuajse njëlloj. Sapo ka hyrë në botën e madhe të futbollit elitar dhe i riu brazilian dëshiron të mbushet me tatuazhe.

Por, sipas asaj që shkruan “Bleacher Report”,  i ati i Vinicius, Oliveira, nuk është dakord me këtë pasion për të birin, sidomos në një moshë të tillë, vetëm 18 vjeç.

Djali i tij duhet të jetë shembull dhe jo të nisë jetën e shfrenuar, përtej parave që fiton. Kështu, pakti mes të atit dhe të birit është vendosur.

Të parin tatuazh e bëri ditën e debutimit me Realin, dy të tjerë më pas. i radhës do të jetë vetëm nëse do të shënojë në Champions League golin e parë. Që, mund të vijë në Amsterdam, ndaj Ajax.

Related posts

“ERDHA, PASHË, FITOVA”/ 365 ditë me bëma, Ibrahimovic komandon Milan

Delo.autor

STATISTIKAT/ Forma dhe golat, Ibrahimovic ndez zjarrin e… Milanit

Delo.autor

VIDEO/ Festimi për pak u kthye në TRAGJEDI, Messi me shokë rrezikuan të binin nga autobusi

F.autor

Leave a Comment