Futboll La Liga Sport

NGA RONALDO TEK ZIDANE/ Ish-presidenti kritikon ashpër Florentino Perez, ja deklarata

Ramon Calderon, ish-president i Real Madridit, është shumë kritik ndaj politikës aktuale të kreut të klubit. “Florentino ka një obsesion megaloman me modelimin e stadiumit që kemi, i cili është madhështor. Kam arritur të fitoj finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2009, sepse UEFA e konsideroi atë si një nga dy, ose tre stadiumet më të mira në Europë, – shpjegoi Calderón.

Ai mendon se askush nuk ka thënë asgjë të keqe për “Santiago Bernabeu”: Askush nuk është ankuar për stadiumin. Tani, Florentino dëshiron të shpenzojë 575 milionë euro. Dhe ky është shpenzim, jo investim, sepse njerëzit nuk kanë nevojë për të. Është një stadium madhështor, me pajisje moderne”.

Fakti që Real Madridi bën një investim kaq të madh për stadiumin mund ta pengojë atë të konkurrojë rivalët në aspekte të tjera, sipas ish-presidentit të bardhë: Kjo politikë shpenzimesh të kota do të bëjë që presidenti të mos investojë në afrime lojtarësh cilësorë. Tifozët kujdesen për përmbajtjen dhe jo për formën. Njerëzit duan të festojnë për titujt e fituar, jo modelin e një stadiumi shumë të bukur. Stadiumi “Bernabeu” është një ikonë për qytetin e Madridit. Ndoshta mund të ketë nevojë për një “retushim”, por asnjëherë një rimodelim me kosto kaq të lartë“.

Ramón Calderón, gjithashtu, shpjegoi versionin e tij të ngjarjeve në lamtumirën e Cristiano Ronaldos: Mendoj se ishte një gabim historik. Cristiano kërkoi një ngritje rroge, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, por Florentino ia mohoi atë. Cristiano, gjithashtu, u zemërua kur dëgjoi se Real Madridi do të ishte i gatshëm të paguante shumë para për Neymar.

Florentino i tha portugezit që, nëse i sillte ofertë 100 milionëshe për të, do ta linte të largohej. Dhe kështu ndodhi. Florentino nuk e pranonte dot që Cristiano ishte një nënshkrim i imi. Unë nuk e mohoj se ka qenë një president i madh për Real Madridin, por nuk e pranon mirë trashëgiminë që merr. Kjo i ndodhi atij me Casillas, Raul, Robben dhe Sneijder”.

Ish-presidenti komentoi edhe situatën që Santiago Solari po kalon në stolin e Real Madridit: “Tani, si trajner, është duke bërë atë që mundet. Ai nuk mund të fajësohet për këtë situatë të keqe që jetojmë. Ai është duke luftuar me atë grup lojtarësh që ka gjetur”.

Rreth lamtumirës së Zidane si trajner, Ramon Calderon, gjithashtu, shpjegoi pikëpamjen e tij: “Është e qartë se Zidane kërkoi diçka nga Florentino Perez, që ky i fundit nuk ia dha. Një nga gjërat ishte se Zidane nuk pajtohej kurrë me largimin e Ronaldos, ndoshta ka kërkuar largimin e Bale”. 

Related posts

“INTER ËSHTË I QETË NË ASPEKTIN FINANCIAR”/ Marotta: Onana zëvendësues të Handanovic? Portier interesant, por…

Delo.autor

Statistikat “provokojnë” Mesin, finalja sipas llogarive pritet të jetë Brazil-Gjermani

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Mbrojtësi 22-vjeçar me COVID-19, e gjithë Hertha e Berlinit në karantinë

Delo.autor

Leave a Comment