Futboll Sport

E PAPRITUR NGA MAQEDONIA/ Totre mund t’i japë lamtumirën Tiranës që në janar

Te Shkëndija janë bërë pishman për largimin e lojtarëve gjatë verës. Siç mëson “Sportmedia”, Sefer Emini, një nga lojtarët e rinj më të mirë të Maqedonisë, është në rrugën e transferimit te Shkëndija.

Drejtuesit e kampionit aktual janë tashmë në negociata përfundimtare me lojtarin. Shkëndija mësohet gjithashtu se përveç transferimit të Sefer Eminit ka dëshirë të rikthejë Enur Totren dhe Ferhan Buba Hasanin. Kjo mund të tingëllojë e pabesueshme, sidomos për Totren, i cili tashmë është lojtar i Tiranës dhe duke e ditur si u largua nga Tetova, por kur vjen puna te Shkëndija, gjithçka duket e mundur. Madje, ata e duan Totren që në janar.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Dëshirojnë të përforcojnë skuadrën për sezonin e ri, ja strategjitë e Tiranës…

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Panama-Tunizi

Sadik.Autor

AKORDI HAALAND-REAL MADRID/ Problemi nuk është ekonomik. Norvegjezi ka vetëm 1 kusht

Delo.autor

Leave a Comment