Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Flamurtari: Vendoset baraspesha në “Selman Stërmasi”, Ribaj ndëshkon Hoxhën (VIDEO)

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë e Skënder Gegës do të tentojnë të përfitojnë nga hapi fals i Teutës, për të thelluar diferencën me ndjekësit.

Ndërkohë Flamurtari vjen në këtë përballje me formacion të kushtëzuar, pas largimit të Torasës dhe Allës disa ditë më parë. Kuqezinjtë triumfuan me Skënderbeun në javën  e kaluar, teksa një tjetër rezultat pozitiv në përballjen e sotme, do ta ngjiste në vendin e 4-t skuadrën e Dajës.

PARTIZANI-FLAMURTARI 1-1

Bardhi 11′ / Ribaj 40′

KOMENTI LIVE:

40′ GOOOOL FLAMURTARI 1-1/ Andi Ribaj vendos baraspeshën. 

38′ Mundësi e mirë për Partizanin, Mala futet në zonë dhe kërkon të kalojë Koliçin, por ndalet nga ky i fundit.

33′ Liçaj ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Esat Malës.

30′ Asani gjuan bukur nga goditja e dënimit, por i vëmendshëm portieri Koliçi, që largon rrezikun në këndore.

28′ Pranë golit të barazimit Flamurtari. Kale merr një top nga e djathta, provon të gjuajë drejt portës, por ndalet nga Atanda. Më pas aksioni vijon dhe topi shkon te Rrapaj, por ishte mbrojtësi Belica, që ndali gjuajtjen e rrezikshme të të riut.

25′ Telushi provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, topi devijohet dhe shkon në goditje nga këndi.

20′ Flamurtari provon të fitojë terren pas golit të pësuar, por nuk lë hapësira skuadra e Gegës.

17′ Rexhepi provon me kokë pas krosimit nga këndi të Trashit, por topi shkon jashtë kuadratit.

14′ Trashi ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet derbin ndaj Tiranës që do të zhvillohet javën e ardhshme.

11′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Jurgen Bardhi kalon në avantazh të kuqtë. Pas një asisti perfekt të Asanit, sulmuesi i Partizanit e ka pasur shumë të lehtë, teksa me portën e boshatisur e ka dërguar topin në rrjetë. 

9′ Partizani jep shkëndijën e parë në këtë sfidë. Trashi harkon nga krahu i majtë drejt zonës. Bardhi provon me kokë, por topi devijohet nga futbollistët e Flamurtarit dhe përfundon në këndore.

1′ Ka nisur takimi, vlonjatët shkelmojnë topin e parë nga qendra.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Atmosferë elektrizuese, tifozët i vënë “flakën” stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

PSG nuk i frikësohet Real-it, por arbitrit… (VIDEO)

Q.Autor

SHBA-ja bën bashkë dy miqtë/ Ish-futbollisti i TIRANËS “mund” Jahmir HYKËN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment