Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ TEUTËS/ Trajneri Ahmataj: Ndeshja ishte shumë e vështirë, kemi bërë…

Pas përfundimit të sfidës, mes Luftëtarit dhe Teutës, e cila është mbyllur me fitoren e gjirokastritëve 1-0 ka folur trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj.

Është një fitore që ka vendosur shumë në këtë edicion?

Pa diskutim që do është. Ndeshja ishte shumë e vështirë dhe nga ana jonë. Fusha nuk na lejoj që të luanim atë lojë që duhej. Terreni nuk na lejoj që të ishim brilant ne lojën tonë.

Si e tjetërsuar këtë skuadër?

Nuk e kam tjetërsuar unë, e kanë bërë vet futbollistët. Jemi të gjithë bashkë, nëse nuk i bën këto gjëra mos mendo se do të ketë rezultat. Duhet t’i bësh këto dhe do fitosh.

E keni studiuar ekipin tjetër me video-analizë?

Padyshim, patjetër janë gjëra që nuk i shmang dot në këto ditë,. Kemi bërë video analizë dhe çdo lojtar e dinte kë do kishte përballë.

Me barazim do ishe i kënaqur?

Nuk doja të humbja ndeshjen. Këtë e kemi kërkuar në çdo ndeshje. Nuk donim të pëson gol, jo vetëm sot por, në çdo sfidë.

Pse lojtarët reagonin kaq shumë përballë arbitrit?

Jam munduar ta mbajë skuadrën larg kësaj metode. Unë nuk dua të merrem fare me këtë pjesë edhe te rasti i penalltisë nuk u mora, por lojtarët kanë adrenalinë dhe del nga natyra në disa raste.

Pse Aleski ishte i tërhequr sot?

Teuta kishte lojtarë që driblojnë mirë dhe duhet ta parandalonin të dublonim. Teuta ishte kundërshtari më i fortë që ka ardhur këtu.

Ymeraj mund të meritoj pak më shumë?

Po, meriton më shumë, por ka qenë i dëmtuar dhe nuk mund të luaj kaq shumë sepse ka vetëm një javë me skuadrën.

Related posts

ANALIZA/ Ja pse sulmuesi Sane sjell Champions Leaguen në Mynih

Delo.autor

HYSAJ TEK CHELSEA/ Avokati i Napolit ia pret shkurt ekipit anglez

Isa.Autor

“DERBI” I SHQIPTARËVE/ Albi Doka sfidon 3 “kuqezinj” të tjerë, nga stoli e nis vetëm Kallaku

Delo.autor

Leave a Comment