Boks Sport

McGregor prenoton titullin: Mbreti u rikthye, pas duelit festojmë me uiski

Conor McGregor beson se do të rimarrë titullin kampion bote në peshën e lehtë në eventin UFC-229 që zhvillohet mëngjesin e së dielës, teksa do të përballet në kafaz me kampionin aktual të këtij Divizioni, Khabib Nurmagomedov. “The king is back” (Mbreti është rikthyer), ka qenë kryefjala e irlandezit në daljen e fundit publike, duke iu drejtuar fansave të shumtë për ta mbështetur në këtë sfidë. Madje për një moment, ai donte të godiste rivalin rus, por ndërhyri presidenti i UFC-së, Dana White dhe stafi organizator i këtij eventi.

“Fansat e mi, nuk do t’ju zhgënjej. Jam rikthyer këtu për ju. Mbreti është rikthyer. I them atij tipit aty që të ketë kujdes, pasi do të shohë në kafaz humbjen e parë. Pas duelit do të festojmë duke pirë uiskin tim deri në mëngjes”, u shpreh Conor McGregor. Irlandezi mbante titullin e këtij Divizioni deri në prill të këtij viti, por UFC-ja ia hoqi, duke qenë se nuk e mbrojti asnjëherë për më shumë se një vit. Në prill ai sulmoi me karrige e mjete të forta autobusin ku ishin sportistët dhe u detyrua të qëndrojë pushim derisa çështja u sqarua në gjykatë.

Related posts

Mediat italiane elozhe trajnerit të ri të Kombëtares: Njeriu i duhur për të bërë mrekullinë

Sadik.Autor

MESFUSHORI VLASIC KËRKOHET NGA MILAN/ Babai i 23-vjeçarit konfirmon: Ka diçka, por…

Delo.autor

DËMTIM I RËNDË PËR KUMBULLËN/ Me shumë mundësi sezoni mund të cilësohet i përfunduar

Delo.autor

Leave a Comment