Formula 1

PANIK PËR SEBASTIAN VETTEL/ Aksident me Ferrarin gjatë testeve në Montmelo (VIDEO))

Momente paniku për pilotin gjerman Sebastian Vettel, që sot, gjatë ditës së tretë të testeve të lira që po zhvillohen në pistën spanjolle të Montmelo, u përplas me makinën Ferrari. Në kthesën e tretë, një problem mekanik solli aksidentin, për fat pa pasoja për 4 herë kampionin e botës edhe pse makina ishte me shpejtësi të madhe dhe pësoi mjaft dëmtime.

Përplasja e njëvendëshes me barrierat mbrojtëse ishte e fortë, por piloti gjerman doli vetë nga “kokëkuqja”. Ndërkohë që, organizatorët e testeve valëvitën flamurin e kuq, duke i ndërprerë përkohësisht provat. Deri në momentin e aksidentit Vettel renditej i dyti për sa i përket kohëve të dhëna.

Pas aksidentit, piloti gjerman i Ferrarit u transportua në qendrën mjekësore të pistës spanjolle për disa kontolle rutinë dhe më tej ai u rikthye në bokse. Gjatë pasdites, në pistë do të zbresë piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, ndërkohë që mekanikët nisën kontrollin e makinës së Vettel për të kuptuar shkakun e problemit.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Formula 1 bëhet gati të ndezë motorët, ja kur pritet gara e parë e Botërorit 2020

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Hamilton i jep leksion Ferrarit, britaniku fiton edhe në Brazil

Isa.Autor

FORMULA 1/ Mick Schumacher tek Alfa-Romeo, makina italiane i ofron një sedilje për 2021-shin

Delo.autor

Leave a Comment