Futboll Kategoria Superiore Sport

MUNGON NDAJ TEUTËS/ Mbrojtësi Hoxha: Në Gjirokastër nuk ka paragjykime…

Mbrojtësi Rustem Hoxha, do të mungojë në sfidën e sotme ndaj Teutës për shkak kartonash. Në prononcimin para ndeshjes për mikrofonin e “Supersport” Hoxha u shpreh:

Sa keq të vjen që nuk do luash kundër Teutës?

Është një ndjesi e veçantë kur luan kundër ish-ekipit tënd. Po car ti bësh, futbolli kështu është, ka edhe kartona.

Ahmatajn e ke pasur ndihmëstrajner dhe trajner… Çfarë ka ndryshuar te ai dhe te skuadra e Luftëtarit?

Trajneri ka ndryshuar shumë për mirë. Është më i pjekur, ka më shumë eksperiencë. Gjërat kanë shkuar mirë. Fitorja me Laçin ndryshoi çdogjë.

Po në aspektin moral si duket skuadra?

Siç e thashë, ndeshja me Laçin ishte ajo që ndryshoi çdogjë, klimën, harmoninë. Çdo gjë lidhet me rezultatet.

Ndiheni të rrezikuar nga Kastrioti?

Kastrioti deri tani ka bërë shumë mirë. Ndihemi të rrezikuar sepse janë shumë afër nesh, gjithsesi ne do bëjmë ndeshjet tona. Kemi besim që në fund do shpëtojmë ne.

Mendoni që do ndihet sot mungesa juaj?

Mendoj që edhe Neziri që është në vendin tim do bëjë shumë mirë. Trajneri i ka bërë përgatitjet e veta që mos ndëshkohemi nga goditjet standarte.

A je i lehtësuar që e shmang një ndeshje delikate si kjo, ndaj Teutës “tënde”? Ndonjëherë paragjykohen gjërat më shumë seç duhen në Shqipëri, në sensin që ja bën një gabim e thonë e bëri kastile. Bën një gol e thonë pse na ndëshkove…

Jo nuk mund të them që ndihem i lehtësuar. Do kisha dëshirë të isha. Në Gjirokastër nuk ka paragjykime. Jo vetëm kundër Teutës po në të gjitha ndeshjet duhet të jem në fushë.

Related posts

​SHKARKIMI I PORTUGEZIT/ Ylli i Man Unitedit: Mos e fajësoni Mourinhon

Delo.autor

Napoli i ‘çmendur’ pas Verdit, gati transferimi në janar

Q.Autor

GRUSHT NDAJ SANE/ Bayern me “dorë të hekurt”, nxjerr në shitje Mane

F.autor

Leave a Comment