Futboll Seria A

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ BOLOGNAS/ Allegri: Për t’u përgatitur për kthimin, gjëja më…

Massimiliano Allegri doli në konferencën e shtypit, përpara ndeshjes së radhës në Serie A, që Juventusi do ta luajë kundër Bologna. Megjithatë, shumica e pyetjeve të gazetarëve lidheshin me disfatën 2-0, në ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, kundër Atlético Madrid. Dhe kur e pyetën për gjestin e Simeones, që festoi duke vënë duart tek organet gjenitale, trajneri i Juventusit tha: Nuk e pashë, por të gjithë sillen ashtu siç janë. Nuk dua ta gjykoj atë”.

Referuar sfidës së kthimit me “rojiblanco”, Allegri shtoi: “Më 12 mars do të jetë momenti për ta treguar veten. Ne do të përgatitemi me entuziasëm dhe adrenalinën në maksimum. Do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme dhe do të bëjmë gjithçka të mundshme për t’u kualifikuar”.

A janë fitoret në kampionat, ilaçi i duhur për t’u karikuar para kthimit me Atletico Madrid? Allegri përgjigjet: “Për t’u përgatitur për kthimin, gjëja më e mirë është të luajmë tri ndeshje të mira në Serie A. Nesër do ta fillojmë kundër Bologna”.

Cristiano Ronaldo ishte konfuz në lojë dhe në sjellje, në “Wanda Metropolitano”. Ai bëri një gjest ndaj tifozëve vendës, të cilët e ofendonin në kor gjatë gjithë kohës, duke u treguar njërën dorë. Kjo “manita” përkthehej: Unë kam fituar pesë Champions, po ju, çfarë keni fituar?

Trajneri i bardhezinjve ka këtë mendim për yllin portugez: “Cristiano është lojtari më i mirë në botë dhe ai transmeton qetësi në dhomën e zhveshjes. Në Madrid u paraqit mirë. Ne do të shohim se kush luan nesër në sulm”.

Related posts

CONTE I ZYMTË PAS LAZIO-INTER/ Ish-sulmuesi i tij bën gazetarin dhe i kthen buzëqeshjen (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ FSHF përcakton datat e ndeshjeve të kthimit

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Ja kush është magjistari i kompeticionit…

Delo.autor

Leave a Comment