Futboll Sport

“REFUZOI TË DILTE NGA FUSHA KUR…”/ Sarri: Kepa në stol? Dua t’i jap një mesazh skuadrës

Trajneri i Chelsea-t Maurizio Sarri ka paralajmëruar se mund ta ulë në stol portierin rebel Kepa Arrizabalaga pasi refuzoi të dilte nga fusha gjatë finales së Carabao Cup.

Sarri ka pranuar se do të marrë vendimin për të mirën e grupit përpara se të konfirmonte nëse Kepa do të luante ndaj Tottenham në Premier League të mërkurën.

“Nuk e di, më duhet të vendos. Mbase do të luajë, mbase jo. Mendoj se është mirë fizikisht. Më duhet të vendos për të mirën e grupit. Dua t’i dërgoj një mesazh skuadrës.

Mesazhi mund të jetë që Kepa do të luajë, ose që Kepa nuk do të luajë. Më duhet të vendos për të mirën e gruput.

Ai bëri një gabim shumë të madh dhe do të ketë pasoja. Sido që të jenë pasojat, ai duhet të jetë gati të luajë, ose të qëndrojë në stol.”

Më pas, 60-vjeçari shton: “Fola me portierin. Më pas folëm të gjithë së bashku, sepse ai kërkoi falje, por kjo nuk mjafton. Mendoj se ka bërë një gabim të madh, por nuk duam ta vrasim.”

Related posts

SENSUALE DHE MAHNITËSE/ Rossi i LUMTUR me të DASHURËN e re (FOTO)

Isa.Autor

TENSION TE CHELSEA PARA FINALES/ David Luiz kapet edhe me trajnerin Sarri

Delo.autor

BËN REALE PIKTURËN MURALE/ Trajneri Mourinho nget motor vespa në qendrën stërvitore të Romës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment