Futboll Kategoria Superiore Sport

MASAT E REJA KUNDËR COVID-19/ FSHF-ja ndryshon javën 19-të. Ja kur do të luhen të gjitha ndeshjet…

Vendosja e fashës së re orare të lëvizjes së qytetarëve nga qeveria ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të ndryshojë axhendën për ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë Superiore. Duke patur parasysh se do të lejohet qarkullimi gjatë orarit 20:00-06:00 për periudhën 11 shkurt -25 shkurt, ndeshjet do të kenë orare të reja.

Sfida e së premtes Teuta-Skënderbeu, e planifikuar për orën 18:00, është spostuar për orën 16:00.

Ndërkohë, të gjitha sfidat e ditës së shtunë (Tirana-Kukësi, Vllaznia-Apolonia, Bylis-Laçi dhe Kastrioti-Partizani do të luhen të gjitha në orën 14:00).

Vendimet e fundit të qeverisë në kuadër të përballimit të koronavirusit do të ndikojnë dhe në programin e sfidave të ardhshme të futbollit shqiptar.

Java e 19-të e Kategorisë Superiore (si ishte)
E premte
Teuta-Skënderbeu (18:00)

E shtunë
Tirana-Kukësi (14:00)Vllaznia-Apolonia (17:00)
Bylis-Laçi (14:00)
Kastrioti-Partizani (14:00)

Java e 19-të e Kategorisë Superiore (si ndryshon)
E premte
Teuta-Skënderbeu (orq 16:00)

E shtunë
Tirana-Kukësi (14:00)
Vllaznia-Apolonia (14:00)
Bylis-Laçi (14:00)
Kastrioti-Partizani (14:00)

Related posts

NBA/ Lakers dominon Wizards, LeBron James protagonist me një “triple double”

F.autor

KAOS TOTAL/ Pritet “eksod” tek Man United; Njihuni me 10 lojtarët, që mund të LARGOHEN

Isa.Autor

VIDEO/ Tottenham barazon rezultatin ndaj Liverpool, por shihni çfarë SUPERGOLI

Q.Autor

Leave a Comment