Gossip

NEYMAR SHPËRTHEN NË LOT/ Ja momenti më i vështirë në ditëlindjen e futbollistit (VIDEO)

Një ndër momentet më prekëse të festës së ditëlindjes së Neymar, ishte përlotja e tij gjatë fjalimit të mbajtur para të ftuarve, ku tregoi se po kalon momentin më të vështirë të jetës.

I mbështetur në patericë, Neymar nuk e ka përmbajtur veten teksa i ka falënderuar të gjithë për prezencën e tyre, konkretisht ylli PSG-së ka thënë:

“Është një ditë speciale për mua sepse është ditëlindja ime. Po kaloj fazën më të vështirë të jetës sime. Por ndihem shumë i lumtur të shoh shtëpinë plot, miqtë e mi të ngushtë, familja, shokët e ekipit, që më mbështesin çdo ditë… “

“Ajo që do doja si dhuratë për ditëlindje sot do të ishte ‘kockë’ e re kështu që do mund të luaja sërish në fushë, të luftoja për atë që dua më shumë, të luaj futboll.”

“Është shumë e vështirë të jesh mbi paterica gjatë gjithë kohës. Çdo atletë më kupton, sepse e dinë sa e vështirë është. Shokët e ekipit po më japin forcën që të kthehem sa më shpejt.”

 

Related posts

GEORGINA RODRIGUEZ I MAHNIT TË GJITHË/ Shikoni çfarë i bën të pasmeve të saj bombastike (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

NË MUAJIN E FUNDIT TË SHTATËZANISË/ Gruaja e Granit Xhakës do t’ju mahnisë me pamjen e saj (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË PARTNERJA E PILOTIT TË MOTOGP/ “Nuk tradhtoj kurrë, nëse jam …”

F.autor

Leave a Comment