Futboll Premier League Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Futbollisti u detyrua të hipte në atë aeroplan

Të hënën, aeroplani i vogël në të cilin udhëtonte Emiliano Sala, i zhdukur më 21 janar, u gjend në fund të Kanalit. Ata që janë përgjegjës për Kërkimet Ajrore thanë se një trup shihet në imazhet e kapura nga një mjet nënujor në rrënojat e avionit, por jo me qartësi të mjaftueshme për të përcaktuar identitetin e tij.

Gjithsesi, ka ende shumë të panjohura që duhet të zgjidhen për atë që ka ndodhur. Mbi këtë një deklaratë nga një mik i Sala i tregon përfaqësuesit e lojtarit si përgjegjës për këtë aksident.

“Ekziston një e vërtetë e madhe pas gjithë kësaj dhe kjo është se ka një keqbërës. Sepse Emiliano kurrë nuk vendosi të fluturojë me atë aeroplan. Këto janë të gjitha detyrime që dikush i pranon si një lojtar profesionist. Emiliano u detyrua të hipte në atë aeroplan”-tha Maximiliano Duarte, mik i futbollistit, duke folur në America Noticias dhe duke iu referuar Willie McKay, përfaqësuesit të lojtarit të zhdukur që rezervoi fluturimin me një avion si Piper Malibu, që njihet për aksidentet e shpeshta.

 

Related posts

INTER-JUVENTUS/ Gjyqtari Kalvareze: Mund të kisha arbitruar më mirë vjet, Cuadrado i vështirë për…

Delo.autor

BLERJA MË E SHTRENJTË NË HISTORINË E KLUBIT/ Arsenali nxjerr në shitje sulmuesin që erdhi me bujë të madhe

F.autor

FITORE DRAMATIKE/ Arsenal shpëton ndaj Fulham në frymën e fundit, në “Emirates” rishkruhet historia

Delo.autor

Leave a Comment