Futboll Sport

YLLI SHQIPTAR QË LUAN ME ARISIN/ Basha: Në mendjen tonë është vetëm…

Migjen Bahsa është një nga lojtarët e Arisit, i cili po ndihmon shumë skuadrën që të kapë objektivin sezonal që është zona e Europës.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Selanikut, mesfushori shqiptar tregoi objektivin dhe rrëfeu momentin e mirë që po kalon skuadra.

“Gjendemi në një periudhë rikuperimi dhe kjo është e dukshme. Po vijmë nga dy fitore rresht ku kemi dhënë maksimumin dhe kemi luajtur futboll të bukur në disa pjesë të lojës. Bashkë me trajnerin po punojmë përditë, që të përmirësojmë dobësitë tona dhe shumë shpejt do të dalim në fushë me ato që vërtet dimë të bëjmë. Në këtë do na ndihmojnë edhe djemtë e rinj me cilësinë që kanë”, tha Basha.

“Të hënën na pret një ndeshje shumë e vështirë. Nga ana tjetër në mendjen tonë është vetëm vendi i pestë që të çon në Europë. Kemi shumë vetëbesim dhe jemi në një gjendje të mirë që të  mundimin Astera Tripolin. Kjo sfidë është një mundësi e mirë që të tregojmë rritjen tonë në rezultate dhe të bëjmë një hap më shumë që të kapim objektivin”, përfundoi mesfushori i Kombëtares.

Related posts

ZËVENDËSUESI I HAKIMI/ Inter merr një “po” edhe nga mbrojtësi që shkëlqeu me Holandën në “EURO 2020”

Delo.autor

BLANC U SHKARKUA NGA LYON/ Gattuso mund të jetë pasuesi i francezit

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Finlandë-Itali. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment