Futboll La Liga Sport

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Ja premtimi që i bën Braziliani trajnerit Solari…

Para ndeshjes në “Camp Nou” kundër Barcelonës për Copa Del Rey, Marcelo dhe Santiago Solari kanë zhvilluar një bisedë mes tyre, teksa braziliani i ka premtuar atij që do të humbasë tre kilogram dhe do kthehet në formën e tij të mërpashme.

“Ai është një njeri i madh, ai është kapiteni ynë i dytë, një emblemë e klubit, ai gjithmonë e vë Realin përpara, ai punon çdo ditë me gëzim dhe ne të gjithë e duam atë”. Me këto fjalë Solari i referohej Marcelo të martën, para Ajax-Real Madrid.

Këto lavdërime në kontrast me thatësinë me të cilën trajnerit argjentinas flet për Isco, një tjetër nga “viktimat” e tij: “Lojtarët duhet të stërvitin 100%”. Dallimi midis njërit dhe tjetrit është i dukshëm. Solari dyshon te Isco, ndërsa ai beson se Marcelo është i rikuperueshëm.

Në atë bisedë trajneri i ka shpjeguar mbrojtësit të krahut se çfarë duhet të bëjë që të rimarrë pozicionin e tij si titullar, ndërsa i tha atij se ishte i kënaqur me formën që po kalonte Reguilon, duke i theksuar se anësori i ri i plotëson kërkesën për të kryer presion në mesfushë e lart, gjë që Marcelo nuk e arrin dot me këtë formë që ka aktualisht.

Tani braziliani ka vendosur të ndjekë disa dieta në vaktet e tij të ushqimit, ndërsa të dielën ka shkuar i vetëm të stërvitet, teksa shokët e tij kanë qenë pushim.

Related posts

RIKTHEHEN TEK TRIUMFI/ “Topçinjtë” mposhtin me “POKER” Newcastle në “Emirates”

Delo.autor

SHFAQET NUDO/ Fansat “harrojnë” natyrën, sytë te trupi i Viky Vargas (FOTO)

Isa.Autor

PSG-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” kalojnë në avantazh, shënon Lukaku

Delo.autor

Leave a Comment