Futboll Seria A Sport

RRËFEN PRAPASKENËN E YLLIT/ Menaxheri i Milanit: Interesimet e të tjerëve tani bëjnë pjesë në…

Transferimi i Lucas Paqueta në janar është shoqëruar me një efekt transformues për mesfushën e Milan. Braziliani ka imponuar cilësi, palexho, vertikalitet dhe një dozë të konsiderueshme të sensit taktik në lojën e kuqezinjve.

Eduardo Uram, menaxheri i mesfushorit të “Djallit”, ka rrëfyer në një intervistë për “Calciomercato.com” një prapaskenë të veçantë mbi transferimin e Paqueta te Milan, kur të interesuar për brazilianin ishin edhe klubet e tjetar të mëdha si Real Madrid, Manchester City e PSG.

“Interesimet e të tjerëve tani bëjnë pjesë në të kaluarën, nuk ka kuptim të flasim ende. Ai kishte zgjedhur pasi komunikoi me dy drejtuesit gjigantë të Milan, si Leonardo dhe Maldini. Ata i ofruan një projekt sportiv shumë të rëndësishëm, në të cilin ai do të ishte një rol që na bindi”.

“Ai e ka konsideruar Milan-in gjithmonë si një klub perfekt për atë, për transferimin e tij në Europë. Klubi lëvizi me shpejtësi dhe forcë dhe e mbyllën tratativën. Jemi shumë të lumtur për zgjedhjen e bërë pak muaj më parë”, deklaroi ndër të tjera menaxheri i brazilianit Paqueta.

Related posts

KONFIRMOHEN ZYRTARISHT/ Barcelona dhe darka me kosto 140 milionë euro

Isa.Autor

BEFASON Jordi Alba/ Dëshiron ta mbyll karrierën tek ky klub i mrekullueshëm

Isa.Autor

KUPA E ITALISË/ Mesfushori Olivia reagon ndaj “Zikaltërve” me një “predhë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment