Basketball Sport

U SHPALLËN NJË JAVË MË PARË KAMPIONË TË NBA/ Lakers nisin përforcimin e skuadrës, pranë akordit me ish-MVP

Skuadra e Los Anxhelos Lakers, e shpallur kampione e NBA-së një javë më parë, është pranë nënshkrimit me ish-lojtarin e shpallur MVP në vitin 2011, Derrick Rose.

Rose ka luajtur sezonin e fundit me Detroit Pistons, por duket se do të largohet, pasi ky ekip është në kërkim të elementëve të rinj. Ndërsa vetë Rose, tashmë 32 vjeç, është në kërkim të një aventure të re.

Ndoshta Rose nuk do të jetë titullar me Lakers, por përvoja e tij dhe një element i rëndësishëm si ai në stol do të ishte një përforcim me shumë vlera.

Sipas mediave amerikane, palët janë pranë marrëveshjes. Edhe një vit më parë u përfol për këtë transferim, por nuk u konkretizua. Nuk dihet ende nëse në këtë transferim do të përfshihen edhe lojtarë të tjerë.

Related posts

SHQIPËRIA U-21 KUALIFIKUESET/ Largohet nga grumbullimi sulmuesi kryesor…

Delo.autor

PAS DËNIMIT NGA INTERI/ Nainggolan: Do e tregoj në fushë sa vlej, do vijnë të…

Delo.autor

AJO NJË SHITËSE, AI NJERIU MË I NJOHUR NË BOTË/ Historia e pabesueshme e dashurisë së Ronaldos me Georginan (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment