Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME KASTRIOTIN/ Besnik Prenga: Ne jemi në sulm të brishtë, por kemi…

Laçi nuk ka mundur të shkojë më shumë se barazimi në takimin e sotëm kundër Kastriotit në transfertë. Skuadra e Besnik Prengës ka marrë një barazim, që për hir të së vërtetës është i merituar nisur nga rrjedha e lojës. Pas ndeshjes trajneri i ekipit kurbinas u shpreh për “Supersport” se ishte i pakënaqur me ekipin e ti. Sipas Prengës, lojën e bëri Kastrioti dhe meritoi pikën.

Ndeshja?- Nuk them se jam i kënaqur, e filluam lojën ashtu siç e dëshironim, shënuam dhe kjo në vend të na ndihmonte, ai gol na vuri në gjumë. Mendoj se pjesën e parë e kontrolluam lojën. Ishte një ndeshje derbi mes dy ekipesh komshinj. Ekipi i Krujës dha maksimumin, na vuri në vështirësi me topa të gjatë në goditje standarde. Shumë luftë pak lojë, nuk e di janë fushat apo është koha, por jam i pakënaqur me mënyrën si luajtëm futboll.

Skuadra nuk prodhon?- Ne jemi në sulm të brishtë, por kemi mundësitë tona. Momentalisht jemi të penalizuar sepse sulmuesi më i mirë është i dëmtuar. Po nuk krijuam lojë, mesfushorët po nuk i krijuan raste sulmit është e kotë tu vëm fajin sulmuesve. Kundërshtari luftoi fortë e meritoi pikën.

Cfarë po ndodh me Laçin, nuk është agresiv?- Atë që treguam ne në ndeshjen e kaluar sot e takoi kruja. Unë fjalët do ua them lojtarëve të mij nesër. Do i uroj Kastriotit shumë suksese dhe do dëshiroja të qëndronin në Superligë.

Krahët nuk shtynë siç duhet?- Është e thjeshtë të flasësh për rreshtimet, ne e filluam ndeshjen siç donim. Mbrojtja me 3 ose me 5 mund të na japë siguri. Loja sulmuese por dhe sulmuesit duhet të marrin më shumë iniciativë. Ne nuk po gjejmë atë lojtarin e qendrës. Duhet të punojmë më shumë dhe të krijojmë lojë.

Blerjet e reja kur futen në fushë?- Mendoj që mundohen të kapin ekipin, por janë shumë mbrapa. Janë shumë pas dhe nuk kanë marrë besiminj tim, kur do e marrin do të luajnë më shumë.

Related posts

“SHTATË FINALE PËR ËNDRRËN E ÇDO SHKODRANI”/ Mbrojtësi Shehi: Ja kush e parandjeu golin tim

Delo.autor

Mësohet sa do të mungojë Dybala

Q.Autor

SULMI i radhës ndaj NEYMAR: S’ka personalitet. IBRA ishte diçka tjetër

Isa.Autor

Leave a Comment