Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Kukësi bën autokritikë me gola “premierë”

Kukësi rikthehet te fitorja dhe e bën mjaft mirë kundër Kamzës me rezultatin 3-2. Ishin afrimet e janarit ata që vendosën sfidën, pasi golat u shënuan nga Shkurtaj, Rama dhe Rroca, ndërsa për miqtë barazoi përkohësisht Fukui dhe Martinena ngushtoi shifrat në fund të sfidës. Takimi ishte i një niveli të kënaqshëm dhe pati një ritëm mesatar. Golat e shpejtë ndikuan.

Verilindorët e nisën takimin më mirë dhe ishin më të uritur për të fituar takimin, duke qenë se vinin nga dy humbje dhe ishte e vetmja mundësi për të mbajtur gjallë shpresat për titull pas fitores së Partizanit kundër Flamurtarit. Goli i parë i takimit u shënua nga Vasil Shkurtajt. Sulmuesi mori një top të mirë nga mbrojtja dhe në minutën e 9′ përshëndeti rrjetën për herë të parë rrjetën me fanellën verilindore.

Kamza mori vrull nga goli dhe vuri përpara nënkampionët e Shqipërisë. Pas disa tentativa të shpërdoruara ishte portieri i Kukësit, Stivi Frashëri që i dhuroi barazimin e përkohshëm. Rrëmujë në zonë në minutën e 40′. Topi mbetet në zonë dhe Fukui e gjuan direkt. “Gardiani i portës” nuk e kontrollon si duhet dhe kalon vijën fatale gabimisht. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-1.

Me fillimin e së dytës, Cungu hedh në fushë Valdet Ramën. Ky i fundit i rrëmben një top Bonanit. Ndërmerr një aksion personal dhe arrin ta dërgojë sferën në rrjetë për 2-1. Kukësi nuk ndalet dhe vazhdon të shtojë presionin. Ekipi verilindor shton presionin dhe gjen dhe golin e tretë me anë të Rrocës në minutën e 60′.

Me këtë rezultat u mendua se Kukësi do ta kishte të thjeshtë, por nuk rezultoi ashtu. Martinena riktheu në lojë skuadrën e tij në minutën e 77′ me një goditje fantastike dënimi. Frashëri nuk ka se çfarë të bëjë në këtë rast. Deri në fund, Kamza mundohet të reagojë, por nuk arrin të barazojë. Me këtë fitore, Kukësi kalon në vendin e dytë në kuotën e 41 pikëve, 8 më pak se Partizani. Kamza mbetet në vendin e fundit me vetëm 16 pikë, 4 më pak se Kastrioti i vendit të 9 dhe 9 më shumë se Luftëtari i vendit të 8. Duket se ekipi i Stojkut tashmë ka ngritur flamurin e bardhë.

Related posts

ZYRTARE/ FIFA dhe UEFA merr vendimin, Rusia përjashtohet nga “Botërori 2022”

Delo.autor

‘Shpërthen’ blerja e bujshme e Interit, shënon 3 gola në Copa Libertadore

Q.Autor

Tirana me Laçin arrijnë marrëveshjen, zyrtarizohet përforcimi i parë

Sadik.Autor

Leave a Comment