Futboll Premier League Sport

PAS FITORES ME TRIPLETË NDAJ ARSENALIT/ Aguero: Ishte e rëndësishme të fitonim, por ne…

Manchester City triumfoi mbrëmjen e të dielës në përballjen ndaj Arsenal me rezultatin 3-1, duke vijuar gjurmimin e Liverpool kryesues, tashmë me vetëm dy pikë distancë. Një fitore bindëse e “Qytetarëve” që u vendos në mënyrë absolute nga protagonisti kryesor, Sergio Aguero, autor i tripletës së Manchester City.

“Ishte e rëndësishme të fitonim. Ndeshjen e kaluar unë shënova herët në atë takim, por ne e humbëm ndeshjen. Prandaj sot jam shumë shumë i lumtur. Goli im i tretë mendoj se më preku në gjoks, por tani do ta shoh në televizor nëse ishte me dorë”, deklaroi vetë autori i tripletës, Sergio Aguero

Me Liverpool që do të ndeshet të hënën me West Ham, por dhe vetë City-n që të mërkurën do të përballet me Everton, skuadra e Guardiolas, mund ta shohë veten në krye të klasifikimit javën e ardhshme.

Related posts

DO LUAJ ME ZAPATËN/ Gattuso: Nuk ka më justifikime për MILANIN, me LAZION do…

Isa.Autor

PAS BARAZIMIT NDAJ QARABAG/ Jasir Asani: Dhamë maksimumin, ndeshjen e kthimit do…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ BYLIS/ Flet Sulmuesi Zogaj: Nëse vazhdojmë kështu, do…

Delo.autor

Leave a Comment