Futboll Sport

PIU KOKAINË TEK GJOKSI I NJË FEMRE/ Del video e futbollistit. Menaxheri…

Një video e bërë publike në rrjetet sociale, duket se i ka shkaktuar telashe futbollistit të kampionatit australian, Jack Watts. Ky i fundit shfaqet në një video amatore duke konsumuar një substancë narkotike nga gjoksi i një gruaje.

Besohet se kjo ngjarja ka ndodhur në muajin Tetor gjatë festimeve të “Oktoberfest”, apo festës së birrës. Menaxheri i futbollisti hodhi poshtë çdo pretendim se pluhuri i bardhë që duket në video të jetë kokainë. Ai tha se bëhet fjalë për një substancë ligjore që përdoret gjerësisht në Gjermani gjatë “Oktoberfest”.

Menaxheri deklaroi se ky pluhur quhet “Wiesn Pulver”, një substancë e përbërë nga mentoli, sheqeri dhe glukoza. Klubi ka folur me futbollistin pas publikimit të kësaj video. Ai pranoi se ka ndodhur gjatë “Oktoberfest” në Mynyh dhe ka konsumuar këtë substancë, që në Gjermani konsiderohet legale.

Related posts

Migjen Basha e thotë hapur: Duhet të reagojmë, t’i harrojmë disfatat në miqësore

Isa.Autor

KËRKOHET NGA SKUADRA TË MËDHA/ Manchester City “fut hundët” tek objektivi i “Katalanasve”, ja emri i bujshëm

Delo.autor

HAJDUTË “EKSPERTË”/ Fikën dritat e kompleksit dhe shqyen derën. Ja si u plaçkitën lojtarët e Tiranës…

Delo.autor

Leave a Comment