Formula 1 Të tjera

PRESIDENTI I FORMULA 1/ Chase Carey deklaron: Jemi të lumtur që rinovuam kontratën me Baku

Formula 1 do të vazhdojë të zhvillohet në pistën qytetase të Baku edhe për 5 vite të tjera. Drejtuesit e Formula 1 kanë vendosur që gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit të qëndrojë në kalendarin e garave të paktën deri në vitin 2023.

Edhe pse marrëveshja e mëparshme parashikonte rinovimin vetëm me një vit të kontratës, deri në vitin 2020, drejtuesit e Formula 1 u shprehën se kjo pistë e re në kalendar meriton më shumë mbështetje. Në këtë pistë janë zhvilluar gara vetëm në dy vitet e fundit, por të sigurta janë garat edhe në 5 vitet e ardhshme.

“Jemi të lumtur që rinovuam kontratën me Baku. Në pak kohë kjo garë është bërë shumë popullore në kalendar për fansat. Ky vend tregoi se është ideal për të organizuar një garë të Formula 1, ndaj ne do të qëndrojmë gjatë këtu”, tha Chase Carey, presidenti i Formula 1.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Verstappen “fik” makinat Mercedes në garën e fundit, Ferrari në anonimitet

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Të gjitha garat pa tifozë, Formula 1 drejt vendimit ekstrem

Delo.autor

BASKETBOLL/ Euroleague ngre siparin për sezonin 2021-2022, 18 ekipe sfidë për “kurorën”

Delo.autor

Leave a Comment