Futboll Premier League Sport

RRËFEN ËNDRRËN NË SIRTAR/ Pochettino: Uroj që kjo gjë të ndodhë këtë sezon

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka një ëndërr në sirtar: Të luajë këtë sezon të paktën një ndeshje në stadiumin e ri të Hotspurs. Një stadium i ri dhe modern, por që ende nuk po përfundon e nuk është gati për të mirëpritur një ndeshje edhe pse duhej të ishte gati që në shtator.

“Stadiumi ynë i ri? Ëndrra ime është që të luaj këtë sezon të paktën një ndeshje. Dua që të shoh një stadium plot, me 60 mijë spektatorë dhe jo me 30 mijë siç ndodh aktualisht”, thotë Pochettino. Skuadra e Tottenham i luan aktualisht ndeshjen në stadiumin “Wembley”.

Duke folur për rikthimin në fushë të Harry Kane, trajneri argjentinas shtoi: “Është optimist dhe ka dëshirë që të rikthehet sa më shpejtë të lujë. Së shpejti do ta kem në dispozicion, por ende nuk është 100% gati. Nuk duam të përshpejtojmë rikthimin e tij, ndaj do të luajë vetëm kur të jemi të bindur”, tha Pochettino.

Related posts

Nis sfida në Kamëz, skuadra e Ahmataj në kërkim të fitores pas 8 ndeshjesh

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Ngjarje e rëndë në Itali, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Delo.autor

DORËZOHET PSG/ “YLLI” që shkëlqeu në BOTËROR shumë pranë REALIT 

Isa.Autor

Leave a Comment