Futboll La Liga Sport

HERËT A VONË GJIGANTËT RRËZOHEN/ Isco zhduket nga fotot zyrtare të ekipit, një shenjë e hapur ndaj…

Herët a vonë edhe gjigantët rrëzohen. Shembulli më flagrant është këtë vit Real Madrid, yll i përhershëm i futbollit botëror, që këtë sezon po shkëlqen shumë herë më pak se zakonisht.

Mes të gjithëve Isco, i cili duket se ka prishur tërësisht marrëdhëniet e tij me trajnerin Solari dhe klubin madrilen.

Në atë pikë që në 20 fotografitë e publikuara në faqen zyrtare të skuadrës merengues, mes fotove zyrtare me Solarin, Isco nuk duket asgjëkundi.

20 fotografi, dhe veç asaj të skuadrës në tërësi, në të cilën nuk mund të mos ishte, nga Francisco Roman Alarcon nga Malaga nuk gjendet asnjë gjurmë, as në plan të dytë. I zhdukur.

Në fotot e publikuara shfaqen thuajse të gjithë, që nga Vinicius te Odriozola, nga Mariano te… Florentino Perez, për të mbërritur deri tek i shumëkontestuari Thibaut Courtois.

Padyshim që ky nuk është një moment i bukur për Isco, që është akuzuar edhe se është i shëndoshë.

Gjithsesi, nuk është e domosdoshme që ndonjë kile më shumë e bën atë më pak fotozhenik. Madje edhe në foton e grupit, Isco shfaqet me një buzëqeshje shumë të shtirur.

Referuar “AS”, ky mund të jetë sinjali i radhës në lidhje me tensionin që është krijuar mes futbollistit dhe drejtuesve të klubit. Kushedi, mbase edhe fotografët e kanë kapur tashmë me atë për nonjë motiv.

Duhet thënë se veprimi më i fundit spektakolar i Iscos nuk ka qenë edhe aq elegant. Përkundrazi një shenjë e hapur antipatie ndaj Solarit. Numri 22 i skuadrës merengues, në zëvendësimin më të fundit ku ishte protagonist, i dalë nga fusha, i ka mohuar përshëndetjen menaxherit të skuadrës, Chendo.

Nuk ishte aspak një lëvizje klasi. Ndërkohë, duhet pranuar se në ato 20 fotografi mungonin edhe futbollistë të tjerë si Benzema, Marcelo e Kroos. Mbase një tjetër sinjal edhe për Marcelo…

Related posts

Milan u kthye te fitorja, por Gattuso tani kërkon hakmarrje ndaj…

Sadik.Autor

ZGJIDHEN HALLET E MURINHOS/ United kontakton Beppe Marottën

Isa.Autor

BEFASON FABREGAS/ Spanjolli zbulon emrin e ekipit për sezonin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment