Futboll Sport

“CHIELLINI QESHI PASI E DINTE SE ISHTE…”/ Mourinho: Spinazzola? Do të jetë si blerje e merkatos së dimrit

Zhoze Murinjo di si të bëjë protagonistin dhe kësaj radhe ka vendosur të flasë për sfidën e mbrëmshme ku Italia kaloi në finale të Europianit duke mposhtur Spanjës me 11-metërsha.

Tekniku portugez komentoi momentin pikant në momentin kur dy kapitenët Kielini dhe Zhordi Alba u gjenden përballë gjyqtarit për të përcaktuar krahun e penalltive.

‘’Kielini qeshi sepse e dinte që nuk do të gjuante penallti. Ishte i sigurt se do të ishte i 10-ti në listë, kështu që nuk kishte presion. Ai bëri punën e tij, por merita e madhe i takon të tjerëve’’.

Gjithashtu, Murinjo komentoi dhe kthimin në fushë të Spinacolës duke e cilësuar si blerje janari.

‘’Më vjen keq për dëmtimin e tij, kthimi në fushë nuk do të jetë para janarit. Do të jetë si blerje e merkatos së dimrit kur të kthehet’’, tha Murinjo për ‘’TalkSport’’.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Alaves-Barcelona. Rezultati 0-1

Delo.autor

BETEJA E VITIT/ Partizani me mbrojtje spanjolle për çështjen “Çinari”

Delo.autor

HABIT TË GJITHË TIFOZËT MADRILEN/ Flet Florentino Perez: Barcelona është ekipi më i mirë në…

Delo.autor

Leave a Comment