Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Konfirmohen edhe 3 gara të tjera, rikthehen dy pista legjendare

Formula 1 po shton pak nga pak listën e pistave dhe garave që do të zhvillojë gjatë këtij viti. Deri më tani, janë konfirmuar 11 gara (fillimisht FIA konfirmoi 8 gara e më pas 3 të tjera), por numri pritet të shkojë në 14.

Gara e fundit e zyrtarizuar nga Formula 1 është ajo e 27 shtatorit, në Rusi, por pas kësaj gare do të zhvillohet ajo e Gjermanisë, më 11 tetor, në pistën e Nurburgring. Më 25 tetor do të zhvillohet gara e Portugalisë (në pistën e Portimao) dhe më 1 nëntor ajo e Italisë, në pistën e Imola. Lajmin e konfirmoi Chase Carey , presidenti i Formula 1.

Për Portugalinë ky është një rikthim në Formula 1 pas 24 vitesh. Hera e fundit që është garuar aty është viti 1996 (pista e Estoril), ndërsa në pistën e Imola garat e Formula 1 rikthehen pas 14 vitesh. Kjo do të jetë gara e tretë në Itali për këtë vit, pas atyre të Monza dhe Mugello.

Gjithsesi, ky sezon pritet të ketë edhe 3 etapa të tjera. Mediat italiane konfirmojnë se FIA është në bisedime për të zhvilluar dy gara në Bahrein (15 dhd 22 nëntor) dhe një garë të fundit në Abu Dhabi (6 dhjetor).

Related posts

NDEZ ËNDRRAT E TIFOZËVE “KUQEZI”/ Maldini: Është një lojtar i nivelit të lartë, duhet ndjekur….

Delo.autor

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA “CAM NOU”/ Menaxheri i parë i Messit: Ja shanset që ka Bacelona, Inter dhe Manchester City

Delo.autor

“JA PSE ZGJODHA ROMËN”/ Mourinho: Kjo është deklarata ime e fundit deri kur të nis zyrtarisht punën

Delo.autor

Leave a Comment