Futboll Shqipëri Sport

U ZGJODH ANËTAR I KOMITETIT EKZEKUTIV TË “UEFA-S”/ Ja rroga vjetore e Armand Dukës për këtë pozicion

Armand Duka është zgjedhur sot në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, në kongresin që po zhvillohet në Romë.

Një pozicion që sigurisht nuk është honorifik dhe që do t’i sjellë të ardhura të konsiderueshme atij.

Mësohet se rroga vjetore që jep UEFA për këtë pozicion kap shifrën e 160 mijë eurove, pra një shifër e konsiderueshme.

Me sa duket, prandaj Duka e ka kërkuar me ngulm këtë pozicion, për të cilin ka kandiduar dy herë.

Po Duka ka edhe benefite të tjera nga pozicioni në Komitetin Ekzekutiv që do të mbajë për katër vitet e ardhshme. Gjithçka sa u takon udhëtimeve dhe aktiviteteve që organizon UEFA, janë të paguara për anëtarët e saj.

Nuk është thjesht një çështje prestigji, sepse edhe përfitimet janë vërtet për t’u marrë në konsideratë.

Related posts

“THONË SE FAVORIZOHEMI NGA GJYQTARËT”/ Sarri: Te Juventusi jemi të rrethuar nga dashuria dhe urrejtja

Delo.autor

Merkato/ Skuadrat bëjnë llogaritë, ja afrimet dhe largimet në Superligë

Q.Autor

SERIE A/ Buffon në konferencë shtypi të enjten, pritet njoftimi i tërheqjes

Sadik.Autor

Leave a Comment