Futboll Sport

RENDITJA E LOJTARËVE MË PRODUKTIV/ Pas pjesës së parë të sezonit 2018-2019: Juventus dhe Leo Messi dominojnë në Europë (FOTO)

Në rast se ka ende ndonjë dyshim, Leo Messi është ende lojtari më produktiv në Europë, pas raundit (fazës) të parë të sezonit 2018-2019, nëse e përfshijmë atë në universin e pesë ligave kryesore të kontinentit. Kjo është konfirmuar nga raporti i fundit i paraqitur nga Esteve Calzada, këtë të enjte, në Institutin “Johan Cruyff”.

Sulmuesi i Barcelonës ishte golashënuesi më i mirë europian, me 17 gola të shënuar në La Liga, në fazën e parë. Argjentinasi ndiqej nga partneri i tij, Luis Suárez, dhe portugezi Cristiano Ronaldo (14 gola). Katër golat e tij në raundin e dytë të sezonit, të cilët nuk numërohen në raport, e mbajnë pesë herë fituesin e “Topit të Artë” në krye të kësaj renditjeje.

Në pjesën e asisteve, Messi ishte, gjithashtu, lideri i padiskutueshëm, pas përfundimit të raundit të parë të garës kombëtare në Spanjë. Me 11 asistet e tij, Messi është përpara belgut Eden Hazard (9) dhe spanjollit Suso (8)në këtë drejtim.

Gjithnjë e më shumë të dhëna (shifra), që garantojnë se Leo Messi mbetet një referencë për futbollin botëror, përkundër kalimit të kohës. Domeni i tij është i madh dhe kjo është lënda e kësaj analize të plotë, publikuar të enjten në Barcelonë.

Interesante, por në pjesën e parë të sezonit 2018-2019, lojtari nga e gjithë Europa me raportin më të mirë të golave për minutë është Paco Alcácer. Spanjolli shënoi një gol në çdo 42 minuta, kur ishte në fushë. Përveç tij është francezi Kylian Mbappé, me një gol në çdo 71 minuta. Nga ana e tij, mesatarja e “10” së Barcelonës, i cili zë vendin e tretë në këtë renditje të veçantë, është një gol për çdo 81 minuta lojë.

Juventusi, PSG, Liverpool dhe Borussia Dortmund janë përpara Barcelonës në përqindjen e pikëve të fituara pas gjysmës së parë të sezonit. Duke marrë parasysh, si referencë, çdo udhëheqës të pesë ligave kryesore europiane, skuadra italiane ka grumbulluar 92.96% të totalit të pikëve. Ose, e thënë ndryshe, ka marrë 53 nga 57 pikët e mundshme. Skuadra blaugrana, nga ana tjetër, mori 75.43% të pikëve të mundshme, çka është rekordi më i ulët për një udhëheqës të La Liga-s në tetë sezonet e fundit.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Kristal Abazaj rrëfen vështirësitë dhe emocionet tek skuadra e re. Ka një dëshirë për Kombëtaren

Delo.autor

I PAMPOSHTUR/ Courtois thyen rekordin personal te Real Madridi, ja për çfarë bëhet fjalë

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Realizim i “çmendur” nga 65 metra, në Serinë B zgjedhin golin e vitit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment