Formula 1

DITA E DYTË E TESTEVE ZYRTARE/ F1: Ferrari “fluturon” edhe me Leclerc, Mercedes në krizë. Surprizon McLaren

Edhe dita e dytë e testeve zyrtare në Formula 1 tregoi se Ferrari mbetet makina më e shpejtë në pistë. Në timonin e “kokëkuqes” u ul sot Charles Leclerc, por “muzika” nuk ndryshoi (zhvilloi 157 xhiro). 21-vjeçari dha kohën 1’18”247, një kohë e ngjashme me atë të Vettel, një ditë më parë, çka konfirmoi se makina italiane është për momentin më e mira.

Vijon të surprizojë makina McLaren, që u rendit në vendin e dytë me britanikun Lando Norris (104 xhiro), që ishte 3 të dhjetat më i avashtë se Leclerc. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua sot Kevin Magnussen me makinën Haas, një tjetër surprizë e ditës së sotme.

Edhe sot nuk zbriti në pistë makina Williams, e vetmja që nuk ka realizuar ende asnjë xhiro gjatë testeve. Vijon të zhgënjejë makina Mercedes, shumë larg Ferrarit gjatë dy ditëve të para të testeve dimërore që po zhvillohen në pistën spanjolle të Montmelo, në Barcelonë. Edhe sot makinën gjermane e testuan të dy pilotët.

Bottas realizoi 89 xhiro, duke u renditur në vendin e 6-të, me +1’3” sekonda karshi Leclerc. Ndërsa Hamilton ishte edhe më i avashtë, duke u klasifikuar në vendin e 10-të, me +1’6 sekonda, duke realizuar në total 74 xhiro. Testet do të vijojnë edhe nesër.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari zgjedh zëvendësuesin e Vettel, ja i preferuari i “kokëkuqes”

Delo.autor

FORMULA 1/ Befason Ferrari, dominon provat e lira në Holandë. Probleme për Hamilton

Delo.autor

Mercedes, Wolff nuk i trembet vetëm Ferrarit e Red Bull

Sadik.Autor

Leave a Comment