Champions League Futboll Sport

ZBULOHET SEKRETI I ATLETICO MADRIDIT/ Simeone dhe një lidhje vëllazërore, ja pse duken favoritë

Atletico Madrid mposhti në çdo drejtim Juventusin të mërkurën në mbrëmje, duke shkaktuar një nga befasitë e sezonit, pasi italianët me Cristiano Ronaldon në ekip dukeshin favoritë të mëdhenj për suksesin e madh, apo për të kapur të paktën finalen.

Megjithatë, fitorja e Colchoneros nuk ishte një surprizë e madhe për ata që e njohin klubin madrilen. Nëse studiohet në thellësi përbërja e Atletico-s, bie në sy një lidhje vëllazërore që shpjegon pse skuadra e drejtuar nga Diego Simeone është aq solide dhe luftarake në fushë.

Ajo që të bën përshtypje është jetëgjatësia e kësaj skuadre, sepse në 11-shen e Atleticos që u ndesh me Juven asnjë lojtar nuk ka më pak se 5 vite në klub.

Koha mesatare që ka qenë çdo futbollist te klubi madrilen është 8.67 vite – një shifër mahnitëse, po të mendosh që në futbollin modern shumë pak futbollistë qëndrojnë për shumë vite në një klub.

Besnikëri absolute, por edhe një dëshirë e pabesueshme për të luajtur dhe për të fituar me këtë klub, me Diego Simeonen në stol. Me këtë të fundit statistikat e Atleticos janë impresionuese.

Një përdorues në Twitter, Zach Lowy, ka publikuar një seri statistikash interesante, që bëjnë edhe krahasimin me Juventusin, aty ku vetëm Chiellini e Bonucci kanë më shumë se 4 vjet në klub.

“Mund t’i japësh Cristiano Ronaldos 340 milionë euro në paga, mund të transferosh lojtarë pa fund, mund të ndërtosh një dinasti të jashtëzakonshme dhe një ekip supwr cilësor në Europë. Megjithatë, në fund të ditës, qofsh ti Barcelona, Bayern apo Juve, nuk do ia dalësh ta thyesh Atletico Madridin”, shkruan personi që poston statistikat e Atleticos.

Related posts

TAKIMI “BLIC” NË SPANJË/ I nguli sytë tek 4 yjet e “Los Blancos”, ja për kë foli Maldini me Perez

Delo.autor

“INTER, KRYEVEPRA IME”/ Conte: Nuk e mendoja largimin, jam i zhgënjyer nga…

Delo.autor

PA PUTHJE DHE PA DASHURI/ COVID-19 tërbon “gjelat”, izolimi bëhet i vështirë për francezët

Delo.autor

Leave a Comment