Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Nxirret një trup nga avioni i fundosur në det

 

Një trup është nxjerrë nga aeroplani i fundosur me të cilin po udhëtonte futbollisti i Cardiff Cityt, Emiliano Sala.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (DHAA) të Britanisë së Madhe e konfirmoi se viktima, e cila nuk është identifikuar ende publikisht, tani do të dorëzohet te autoritetet përgjegjëse.

“Piper Malibu”, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, teksa me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson.

“Në kushte të vështira, DHAA dhe kontraktuesit specialistë arritën ta nxjerrin me sukses trupin i cili ishte parë më herët në këto rrënoja. Operacioni u krye me sa më shumë dinjitet që ishte e mundur dhe familjet i mbajtëm të informuar gjatë gjithë kohës”, shkruhet në njoftim.

Sala ishte nisur nga Nantes i Francës perëndimore më 21 janar për të bërë debutimin e tij për ekipin e Premier League në Cardiff City, kur aeroplani u zhduk në Kanalin Anglez.

Rrënojat e avionit u gjetën të dielën pas një kërkimi nënujor të financuar privatisht.

Dy jastëkë u zbuluan në bregdetin francez që mendohet si i përkisnin avionit.

Trupi ishte i dukshëm brenda rrënojave të mjetit fluturues që u gjetën në breg të detit pranë Guernsey.

Trupi u nxor me sukses, por përpjekjet për të rimarrë rrënojat e aeroplanit ishin të pasuksesshme, tha AAIB në një deklaratë.

Operacioni është ndërprerë për shkak të kushteve të këqija të motit.

Related posts

Dana White: Porieri një nga kandidatët për t’u ndeshur me Khabib

Sadik.Autor

INSISTON ME ÇDO KUSHT/ Klopp dëshiron sulmuesin e napolit në skuadër

Isa.Autor

MERKATO I VË FLAKËN DERBIT TË MADONINËS/ Mesfushori Calhanoglu tradhton Milanin, kalon tek Inter

Delo.autor

Leave a Comment