Futboll Premier League Sport

ARGJENTINA NUK E GRUMBULLOI/ Shtatë gola gjatë një muaji, shpallet lojtari i muajit në Premier League…

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, është shpallur lojtari më i mirë i muajit shkurt në Premier League, pas shfaqjeve të jashtëzakonshme me të tijtë. Lojtari argjentinas arriti të shënojë shtatë gola gjatë një muaji të madh për kampionët anglezë, që u kthyen në krye të klasifikimit, me një pikë përpara Liverpool-it.

Aguero realizoi një “hat-trick” kundër Arsenalit, në fillim të shkurtit, para se ta përsëriste veten në këtë mënyrë gjatë fitores 6-0 kundër Chelsea. Ai shënoi golin e fitores së ngushtë edhe kundër West Ham. 30-vjeçari e fiton për herë të gjashtë çmimin e lojtarit të muajit në në Premier League, por ky ishte triumfi i parë i këtij lloji në sezonin 2018-2019.

Skuadra e Pep Guardiolës më në fund i prin garës së titullit, pas ndjekjes së Liverpool-it nga pas në pjesën më të madhe të sezonit. Në kampionatin e Anglisë kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për t’u luajtur. Aguero ka luajtur një rol të madh në këtë ecuri, duke qenë për momentin golashënuesi më i mirë i Premier League në këtë sezon, me 18 gola, një më shumë se Salah i Liverpool-it.

Paraqitja e shkëlqyer me tre gola kundër Chelsea, gjithashtu e pa atë të barazohej e rekordin e Alan Shearer, me 11 “hat-tricks” në karrierë.  Dje u shpall lista e kombëtares së Argjentinës për dy miqësoret e marsit, ndaj Venezuelës dhe Marokut, por Sergio Aguero nuk figuron aty. Ndoshta rikthimi i Leo Messit tek Albiceleste e ka eklipsuar disi mungesën e një bomberi të jashtëzakonshëm, që vjen në momentin kur merr vlerësimin e më të mirit në kampionatin më të fortë të botës, Premier League.

Related posts

Pasimi i jashtëzakonshëm i yllit të Realit në miqësoren Spanjë-Zvicër (VIDEO)

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Napoli i shpëton për fat tragjedisë, ja çfarë ka ndodhur para ndeshjes ndaj Bolognas…

Delo.autor

Ribery s’e ka mendjen te merkato, ja çfarë i intereson

Q.Autor

Leave a Comment