Futboll La Liga Sport

ATLETICO NDEZ “ALARMIN”/ Dëmtohet i “urryeri” i Juventusit në stërvitje, ja çfarë rrezikon

Diego Godin është larguar në gjysmë të stërvitjes së sotme të Atletico Madrid në prag të ndeshjes me Leganes për La Liga. Mbrojtësi ka pësuar një goditje në këmbë, gjithsesi vijoi të stërvitet për pak minuta, derisa vendosi të largohet përfundimisht duke goditur i nervozuar gardhin rrethues.

Zërat e parë qarkullojnë se uruguaiani ka humbur ndeshjen për kampionat dhe është në dyshim të fortë për ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit.

Kujtojmë që Godin u bë protagonist në ndeshjen e parë pasi shënoi golin e dytë me kokë. Për më tepër që raportohet se mbrojtësi ka arritur marrëveshje me Interin dhe goli ndaj bardhezinjëve u trumbetua me të mëdha edhe nga tifozët zikaltër.

Related posts

MUZAKA DHE BREGU SPEKTAKOLAR/ Skënderbeu dërrmon Partizanin dhe mer KREUN

Isa.Autor

Tre portierë në listën e Juventusit si zëvendësues të Szczesnyt

Q.Autor

Rummenigge: Nëse ka një ekip që mund ta mposhtë Real-in, është Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment