Futboll La Liga Sport

DISTANCA ME REAL MADRIDIN NË LA LIGA/ Valverde: Nuk kemi asgjë të sigurt dhe ne…

Barcelona do të presë Royo Vallecano këtë fundjavë për kampionat. Në prag të kësaj ndeshje trajneri Ernesto Valverde doli në konferencë për shtyp ku foli për temat më të nxehta dhe skuadrën.

Pique – Po zhvillon një sezon të shkëlqyer. E kam lënë pushim një javë pushim dhe ai nuk do të jetë në kombëtare dhe kjo do i japë kohë për të pushuar atij. Ai ka pushuar edhe në ndeshjet e kupës, por do të shohim sepse ai po përgjigjet në një nivel të lartë.

Messi rikthehet te Argjentina – Të gjithë e dinim se do kthehej në kombëtare. Për mua është e natyrshme dhe nuk shoh ndonjë gjë për t’u habitur. Nuk më shqetëson as fakti që do luajë te Argjentina.

Distanca me Real Madridin – Për nga distanca dhe për nga respekti nuk e përjashtoj. Futbolli mund të ndryshojë për një javë, ashtu siç mund të ndryshojë edhe një ekip. Nuk kemi asgjë të sigurt dhe ne do të jemi vigjilent sepse askush nuk ka asgjë të sigurt. Janë 36 pikë ende në lojë, jemi 12 para tyre por nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët. Atletico është 7 pikë larg dhe ne nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë.

Rakitic – Nuk mund ta shoh Barçën pa Rakitic dhe nuk mendoj për këtë. As për Rakitic e as për asnjë lojtar tjetër. Ai është me ne dhe asgjë nuk më bën të mendoj se nuk do jetë më.

Related posts

Ylli i Serisë A kalon vizitat mjekësore, gati transferimi 40 milionë euro në Londër

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ FULHAMIT/ Solskjaer: Vuajtëm pak në fillim, ja pse nuk luajti Rashford

Delo.autor

INTERESIM I MADH PËR NDESHJEN NDAJ BOLONJËS/ Tifozët e Milanit do të mbushin thuajse plot “San Siro”-n

F.autor

Leave a Comment