Futboll Sport

SITUATA TEK INTER/ Icardi vazhdon të ketë dhimbje, asnjë sqarim me Perisic

Kanë dalë të reja për sa i përket çështjes së Mauro Icardi-t tek Inter.

Sot, sulmuesi argjentinas ka folur me skuadrën dhe Luciano Spalletti-n, siç raportohet nga Sky Sport, duke thënë se nuk është gati të stërvitet pasi akoma ndjen dhimbje në gju.

Inter nuk ka komentuar për të rejat e gjendjes së tij fizike dhe thjesht mban shënime dhe nuk përjashtohet që nesër të ketë një tjetër bisedë mes lojtarit dhe trajnerit.

Përpara dhomës së zhveshjes, nuk ka pasur sqarime për situatën mes Icardi-t dhe Perisic.

Ndërsa për sa i përket rinovimit të kontratës, akoma nuk është zhvilluar një takim mes Wanda Nara, gruaja dhe agjentja e Icardi-t, dhe Beppe Marotta-s.

Paqja mes dy palëve është akoma larg dhe mesa duket situata do të mbetet e njëjtë edhe për këtë javë.

Related posts

Mourinho ofron Pogba për yllin e Real Madrid

Sadik.Autor

Beppe Marotta përgatit një mini revolucion tek Juventus

Sadik.Autor

BASKETBOLL/ Euroleague, Anadolu Efes nuk ndalet as në shtëpinë e kampionëve

Delo.autor

Leave a Comment