Futboll Sport

FITORJA KUNDËR LIHTENSHTEJNIT/ Mancini: Mision i përmbushur, por Balotelli…

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur për “Rai”-n në përfundim të fitores 6-0 të marrë kundër Lihtenshtejnit.

“Mision i përmbushur? Po, e kemi nisur ndeshjen shumë mirë”, ka thënë trajneri i “Axurrëve”. “Fitorja ishte e pritshme, por ishte e rëndësishme që të shënonim dhe të luanim të përqendruar si të ishte një ndeshje e vërtetë”.

“18 lojtarë kanë debutuar me mua në 11 ndeshje? Shpresoj që shumë prej tyre të qëndrojnë me kombëtaren, do të ishte një gëzim i madh. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimin në Europian në qershor, kundër Greqisë dhe Bosnjës”.

“Shfryrja e Balotelli-t në rrjetet sociale? Nuk e kam parë, por mendoj se nuk është problem për asnjeri. Mario nuk duhet të mërzitet se nuk e grumbullova, nuk mund të kënaqen të gjithë”, ka përfunduar Mancini.

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E INTER/ Nainggolan vendos për të ardhmen, zbarkon tek…

Delo.autor

E BUJSHME NË TURQI/ Të gjithë të “çmendur” për Ozil: fluturimi i tij ka qenë… më i ndjekuri i të gjithë kohërave

Delo.autor

Legjenda e Anglisë “kapet” keq me Shaqirin: Lojtarë si ai…

Sadik.Autor

Leave a Comment