Futboll Premier League Sport

BLLOKOHET MERKATO E CHELSEAT/ Ja 5 kampionët që rikthehen nga huazimi

Merkato e Chelsea mund të qëndrojë e bllokuar deri në verën e vitit 2020. Çka do të thotë se “blotë” e Londrës nuk do të mund të shesin apo blejnë asnjë lojtar si gjatë verës së këtij viti ashtu dhe në janar të 2020-ës. Gjithsesi, për skuadrën e presidentit Roman Abramovich kjo mund të mos jetë një tragjedi.

Nëse FIFA merr vendimin përfundimtar për të bllokuar merkaton e Chelsea, ka një mënyrë se si londinezët mund të sjellin lojtarë të rinj në ekip: Huazimet. Janë të shumtë lojtarët që Chelsea të huazuar në ekipe të tjera, si në Premier League ashtu dhe në kampionate të tjerë. Dhe nuk janë futbollistë dosido, por kampionë.

Një i tillë është mesfushori Tiemue Bakayoko, që luan në Serinë A me Chelsea. Në sezonin e tij të pare me Chelsea ai ishte në hije, ndaj u la i lirë të shkojë në Milano, në formë huazimi te kuqezinjtë, ku po shkëlqen këtë sezon. Në rast se Chelsea nuk lejohet të bëjë merkato, ai është i pari që do të rikthehej në “Stamford Bridge” edhe pse kundër dëshirës së tij.

Një sulmues që po kalon një moment të mirë është belgu Michy Batshuayi, që aktualisht luan te Crystal Palace. 25-vjeçari po bën një paraqitje të mirë te Palace, madje duke shënuar edhe 2 gola në 5 ndeshje. Nëse ruan këtë rendiment rikthimi te Chelsea është i sigurtë.

Kurt Zouma, mbrojtësi 24-vjeçar francez, që akrtualisht luan dhe po shkëlqen me Everton, është një tjetër lojtar që do të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit. Një tjetër talent i huazuar nga Chelsea që po shkëlqen është 19-vjeçari Reece James, që luan me Wigan. Lojtari i pestë është mesfushori 20-vjeçar Mason Mount, që luan në Championship me Derby County. Dy lojtarët e fundit janë anëtarë të kombëtares U-21 të Anglisë.

Related posts

Babai i Neymar shuan shpresat e Realit: Ai ka të ardhme në PSG

Q.Autor

Tifozët nuk përmbahen i vendosin flakëm makinës së presidentit të këtij klubi

Q.Autor

E thonë statistikat, Mbappe më i mirë se Messi

Delo.autor

Leave a Comment