Futboll Premier League Sport

CHELSEA NË KRIZË REZULTATESH/ Sarri beson: Vetëm ai i di sekretet e lojës time…

Trajneri Maurizo Sarri beson se mesfushori italian Jorginho, që e shoqëroi në merkaton e verës duke u transferuar së bashku nga Napoli te Chelsea, është i vetmi që mund t’ia shpjegojë skuadrës skemat e tij të qarkullimit të lojës. Pra, skemën e famshme “Sarriball”. Jorginho u transferua për vlerën e 57 milionë stërlinave dhe pasi e nisi mirë sezonin, shpejt rendimenti i tij ra, duke bërë që edhe Chelsea të kalojë në krizë rezultatesh.

“Jorginho është një futbollist i fortë në karakter dhe me shumë personalitet. Për të nuk është aspak problem të luajë nën presion. Në ndeshjet e fundit ka luajtur mjaft mirë. Ai mund të japë edhe më shumë në fushën e lojës. Gjithsesi, Jorginho ka nevojë për mbështetjen e skuadrës, për të komunikuar tek ata mënyrën time të lojës. Ai mund ta shpjegojë më së miri në fushën e lojës atë që unë kërkoj nga lojtarët, sekretet e mia”, tha Sarri.

Related posts

Pirlo: Pres një ndeshje të balancuar midis Milanit dhe Juventusit

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Të gjitha shifrat që duhet të dini për finalen e madhe…

Sadik.Autor

NUK SHËNONTE PREJ DY MUAJSH/ Paulo Dybala “VRASËSI” i minutave të para

Delo.autor

Leave a Comment