Futboll Premier League Sport

“ÇEK I BARDHË” PËR GUARDIOLËN/ Ja shuma marramendëse për merkaton e Manchester Cityt

Trajneri Pep Guardiola do të ketë në dispozicion shumë marramendëse të 350 milionë stërlinave për të shpenzuar në merkaton e verës. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja britanike “Daily Star”, sipas së cilës trajneri spanjoll ka piketuar që tani 4 lojtarë që synon të sjellë te kampionët e Premier League sezonin tjetër.

Një mbrojtës i krahut të djahtë, një mesfushor me tipare mbrojtëse si dhe një sulmues janë 3 nevojat urgjente të City. Ndërkohë që, objektivi i katërt është ende i paidentifikuar. Objektiva krejtësisht të arritshëm në merkato, duke parë buxhetin e jashtëzakonshëm që klubi i ka vënë në dispozicion trajnerit, që është ende në garë këtë sezon si në Premier ashtu dhe në Champions.

Manchester City kërkon të dominojë si në Angli ashtu dhe në Europë, ndaj trajneri Pep Guardiola kërkon të përforëcojë edhe më shumë një ekip që është i mbushur me talente. Dëmtimet e shpeshta të disa lojtarëve këtë seozn kanë detyruar klubin të kënaqë trajnerin, duke i vënë në dispozicion shumë e 350 milionë stërlinave në merkato.

Related posts

Lopetegui dhe Perez takim “kokë më kokë”, merret vendimi për të ardhmen e trajnerit

Isa.Autor

“FENOMENTI” KISHTE DHUNTINË E KLASIT”/ Massimo Moratti: Ja pse nuk e mora Messin tek Interi

Delo.autor

COPPA ITALIA/ I papërmbajtshëm, Bajrami ndëshkon Napoli-n me një tjetër SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment